“Kryetari bis i partise siçiliste, Lal Plehu merr me vete per make-up Xhafen ne Hollande!” me këto fjalë e nisi postimin në “facebook” Ish-kryeministri Sali Berisha.
Berisha më tej shton se Rama po mundohet të mbulojë Xhafën në kulmin e skandalit duke e dërguar në Holandë.
Sipas ish-kryeministrit ky akt i turpshëm vjen pas veprimit “stalinist” që Rama dhe Ruçi bën ndaj deputetëve holandez.
Në fund të shkrimit Berisha kujton të gjithë për protestën e 26 majit, “Por 26 maji eshte dita e flakjes se kalbesirave te narkoshtetit me ne krye Noriegen dhe shpetimit te Shqiperise!” shkruan ai.
Postimi i plotë:
Kryetari bis i partise siçiliste, Lal Plehu merr me vete per make-up Xhafen ne Hollande!
Te dashur miq, kryetari bis i partise siçiliste, Lal Plehu, i cili ka planifikuar Xhafen si sekretar te pergjithshem te PS, mori per make up Xhafen ne kulmin e skandalit per vizite ne Hollande! Ky akt vjen pas sulmeve staliniste te Rames dhe Ruçit ndaj deputeteve hollandez dhe ka si qellim zbukurimin e imazhit te baronit te droges, kreut te familjes mafioze numer dy te vendit, Fatzi Xhafa ne luften e tij per jete e vdekje me familjet e tjera mafioze Rama e Tahiri ne krye te PS.
Por 26 maji eshte dita e flakjes se kalbesirave te narkoshtetit me ne krye Noriegen dhe shpetimit te Shqiperise! sb