Pse duhet të protestojmë ndaj krimit dhe mjerimit Rilindas

E mërkurë, 23 May 2018 17:21

Nga – Halit Valteri

Për ty që e shite votën me 50-100€ kryeministri nuk ka pse e çan fare kolektorin o i mjerë. Me pak se 3 dite na ndajnë nga protesta e thirrur nga opozita e bashkuar, ku është një mundësi për të shlyer gabimin që bëtë para 1 viti, ai gabim që ju bëri të shisni dinjitetin dhe të mbyllni gojën përgjithmonë për padrejtësitë që ju bëhen.

Paratë e drogës të përdorura me mjaft mjeshtëri nga aparati kriminal Rilindas vranë shpresën dhe çdo ëndërr tuajën për një shëndetësi falas dhe arsimim më të mirë, për rend dhe siguri, për taksa me të ulëta, për më shume vende pune (jo në arat me kanabis), për një Shqipëri drejt perëndimit dhe jo heroinës turke ose Kokainës Kolumbiane.

Për të rinjtë që të pashpresë zgjedhin largimin një orë e me parë nga Shqipëria dhe jetesa në çadrat e azilit të Evropës.

Për këto duhet të shlyeni fajin moral ndaj nesh që duhet të vuajmë pasojat e paturpësisë tuaj.

Më 26 maj protesto nëse në shtëpinë tënde ka me pak të ardhura dhe më shumë taksa të shtuara në fund të ditës, dhe mbi te gjitha nuk merr shërbimin për të cilin paguan.

Për ty që del për bukën e gojës dhe merresh zvarrë nga policia dhe propaganda e mbjelljes së pemëve të gëzon në darkë.

Për ty që sistemi arsimor ka shkatërruar ekonominë e familjes pasi çmimi për një provim është më i lartë se rroga e babait

Për ty që shtrihesh në korridoret e spitalit pasi shtretërit medikamentet dhe higjiena mungojnë dhe je i detyruar të blesh vdekjen.

Për ty qe nuk je me i sigurt pasi horrat kane zaptuar zonat e tyre dhe fëmija yt është i detyruar të përdorë dhe të shesë drogë.

Për ty që shkon në punë dhe transporti urban është shtrenjtuar dhe prapë nuk ka ndryshuar asgjë.

Për ty që ke makinë dhe e paguan një litër naftë 180 lekë dhe pronari i karburantit të merr taksë dhe për rrugën.

Për ty që shpeshherë kur je në një vend tjetër të vjen turp që je shqiptar pasi shteti yt njihet vetëm si tranziti më i madh i drogës në Europë.

Për ty o pseudonacionalist kur kujtohesh për Shqipërinë vetëm kur luan kombëtarja.

etj, etj, arsye, protesto sa nuk është vonë, protesto pa u vënë telat me gjemba pasi këta që janë mësuar ta mbajnë 50 vjet!.

Autori eshte kreu i FRPD dega nr.7

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 17:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...