Pse nuk është rastësi që i arratisuri në Vlorë është një trafikant droge (VIDEO)

E mërkurë, 23 May 2018 17:17

Një 28-vjeçar u arratis ditën e sotme nga Gjykata e Apelit, fill pasi gjyqtari e dënoi atë me 3.4 vite burg për kultivim droge.

Mikel Kasa ka përfituar nga një hutim i gardianëve që kishin për detyrë që të ruanin, dhe ia ka futur vrapit duke u arratisur nga gjykata.

Arratisja spektakolare e tij vjen në një kohë kur Edi Rama mburret se po bën Reformën në Drejtësi, e cila do të pastrojë sistemin nga prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar.

Ngjarja e ditës së sotme ishte e paralajmëruar disa herë nga kreu i kësaj gjykate, ku ka ngritur shqetësimin disa herë për mungesën e sigurisë si në ambientet e Gjykatës e po ashtu për trajtimin e gjyqtarëve.

Asnjë masë nuk ishte marrë deri tani, madje as policia nuk i shoqëron të dënuarit për në gjykatë me pretendimin se mund t’ja dalin vetë gardianët.

Nuk është e rastësishme që i arratisuri është një trafikant droge. Ka qenë kjo qeveri që jo vetëm nuk i ka arrestuar trafikantët e drogës, por madje i ka mbështetur ato. Kemi pasur edhe raste të shumta kur kjo qeveria ka lënë të lirë kriminelë dhe trafikantët e drogës, ama deri tani e ka bërë me vendimin gjykate të paktën.

Ngjarja e sotme nuk është vetëm skandaloze, pasi lirimi i një trafikanti droge u bë me show. Nuk do shumë mend për të kuptuar se ku e ka marrë guximin i dënuari për trafik droge të bëjë këtë arratisje, nën monitorimin e gardianëve.

Lirimi që kryeministri Edi Rama po u bën personazheve të njohur të botë kriminale, siç ishte rasti i fundit i Mark Frrokut, u ka dhënë zemër të burgosurve të tjerë se në këtë shtet, janë atë që përkrahen më shumë dhe jo njerëzit e thjeshtë.

Është kultura që Edi Rama ka mbjellë në vite, ajo e përkrahjes së kriminelëve dhe trafikantëve të drogë, që po shkatërron Shqipërinë. Sot u arratis një i dënuar për trafik droge, nesër mund të jetë një i dënuar për vrasje. /55News.al/

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 17:33

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...