Berisha tregon prapaskenat për arrestimin e Llallës në vend të Tahirit

E mërkurë, 23 May 2018 21:29

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar sulmin që ka nisur ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në studion e “ABC news” Berisha tha se pati një tentativë për të arrestuar Llallën në vend të Sajmir Tahirit, për ti thënë Europës se u arrestua një “Peshk i madh”.

 Gazetarja: Po për Adriatik Llallën?

Berisha: Pati një tentativë për ta krahasuar me Tahirin, madje për ta zëvendësuar me Tahirin

Gazetarja: Në ç’kuptim?

Berisha: U bënë përpjekje që Peshkun e Madh, Tahirin,  ta zëvendësonin me Llallën. Por kjo nuk u pranua nga ndërkombëtarët. Të përpiqesh të shesësh Llallën për Tahirin. Llallën që kur ishte kryeprokuror lëshoi urdhërin për arrestimin e  Tahirit. A nuk merr kjo një nuancë politike. Tahiri kanabizoi gjithë Shqipërinë. Erdhi dosje e madhe nga Italia. Tahiri është thjesht një baron droge që zbatoi urdhrat e Edi Ramës.

Gazetarja: Dua një koment të shkurtër për qëndrimin e Ambasadorëve?

Berisha: Askush në Shqipëri nuk ka komentuar më shumë se unë. Unë jam njeri që respektoj ambasadorët. Cfarë kam patur, i kam thënë për të dy ambasadorët. I kam thënë nga pozitat të cilat kam menduar se mbrojnë interesin publik. Tani ata kanë marrë, po flitet se do të largohen.

Gazetarja: Nuk keni ndonjë koment?

Berisha: Unë nuk kam asnjë koment, i kam bërë.

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 22:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...