Kodet e mafias në rastin Xhafaj, deputeti: Kjo është skema e Palermos

E mërkurë, 23 May 2018 23:06

Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se ikja e vëllait të ministrit të Brendshëm në Itali nuk ka ndodhur asnjëherë në ndonjë shtet dhe kjo është më e rëndë se video-përgjimi.

Shehi: Kjo puna e filmimi ka dalë në dorë të dytë. Vëllai i ministrit u nis me këmbët e veta për të hyrë në burg. Ç'duhet filmimi. Ai e pranoi vetë që ishte i dënuar. I hipi avionit me këmbët e veta. Ndodhi një gjë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, shkon një shqiptar për të bërë burg. Ka ndodhur një sinjal puro mafioze. Omertaja. Kjo është skema e Palermos. Kjo është e frikshme. Omerta do të thotë mbyll gojën. Gruan tate, fëmijët tuaj i ruajmë ne, bizneset tuaja i ruajmë ne, ti shko e bëj burg. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në ndonjë shtet. Vëllai u nis me avion për të shkuar në Romë, i vëllai i tjetër i hipi avionit dhe shkoi në Holandë me ndalu drogën. Kjo nuk vlen. Ky zotëri mund të jetë nëpunës i mirë. Është në pamundësi për të ushtruar postin e vet publik. Moralisht nuk mund të përfaqësojë karrigen e ministrit.

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 23:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...