Droga apo Opozita? Gënjen Rama apo 5 shtetet e BE-së

E Enjte, 24 May 2018 12:32

Rekomandimi për Çeljen e Negociatave që Komisioni Eurpoian dha për Shqipërinë pritet të kalojë për votim në parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Që nga dita e rekomandimit pozitiv e deri më sot, Edi Rama fajëson opozitën se po i prish imazhin Shqipërisë dhe se një vendim negativ do të fajësonte opozitën.

Por si qendron e vërteta?

Të paktën 5 shtete anëtare të BE-së Gjermania, Belgjika, Hollanda , Greqia dhe Italia kanë shprehur shqetësimin për kanabisin shqiptar. Në hartën e mëposhtme janë shënuar këto shtete.

d9a183829f38d26cb4fb9bca40460921_XL (1).jpg

Gjermania

-Prej javësh në Gjermani revista më e madhe nëq këtë shtet botoi shkrimin “Shqipëria gjurma nga ku vjen droga”. Ajo i dha Shqipërisë goditjen e fortë. Me një foto të madhe dhe titullin për Shqipëri, revista gjermane ‘Stern’, thotë se vendi ynë është gjurma nga ku vjen droga.‘Gjurma e re e drogës.Nuk është hera e parë që mediat gjermane na etiketojnë si vendin e origjinës së drogës. Vetëm pak ditë më parë, televizioni gjerman ARD në edicionin e lajmeve e cilësonte vendin tonë si ‘Kolumbinë e Europës’. Duket se gjermanët e shohin Shqipërinë me syrin e realitetit dhe jo atë të propagandës së Edi Ramës.

Holanda

-Po ashtu kundër është edhe Holanda. Për ta problemi më i madh është kanabisi dhe pak kohë më parë eurodeputetë të saj kanë thënë se nuk mund të futet në BE vendi që cilësohet si Kolumbi e Evropës.

Belgjika

- Krimi shqiptar ka shqetësuar edhe autoritete belge. Në fund të 2017-ës 10 shqiptarë, të akuzuar si anëtarë të dy bandave, që mbushën rrugët e Belgjikës me drogë kanë dalë para gjykatës. Ata e fshinin drogën në makina luksoze, në sende të ndryshme nëpër rrugë, në kuti lulesh dhe në kafene Springs, në zonën e Zuidstationstraat. Këto shqetësime Belgjika i ka përcjellë edhe në Shqipëri kur ka sjellë në Tiranë nëpërmjet Frederic Van Leeuë, Prokurori Federal i Belgjikës.

Italia

- Italia është një ndër shtetet fshqinjë që do ta mendojë dy herë nëse do të japë votën pro çeljes së negociatave. Edhe për këtë shtet, shqetësim është kanabisi. Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias italiane Franko Roberti në një dalje publike do të deklaronte se drogat e lehta (kanabisi) po pushton Italinë. është shprehur ndaj  situatës së trafikut të drogës nga Shqipëria drejt italisë. Me Italinë kemi raport edhe më të afërt përsa i përket trafikut të drogës. Dy emra u vijnë ndërmend zyrtarëve të Parlamentit italian sa herë që përmendet Shqipëria. Këto dy emra janë Sajmir Tahiri (bashkëpuntori i grupit të trafikantëve Habilaj) dhe emri i dytë Agron-Geron Xhafaj ( vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, id ënuar për trafik ndërkobëtar droge)

Greqia

- Përveç Italisë, dhe Greqia është mjaft e shqetësuar për sasitë e mëdha të drogës që vijnë nga Shqipëria. Pozita gjeografike e Greqisë, si një pikë ku takohen tre kontinente, e bën atë pikë strategjike për tregtinë ndërkombëtare të drogës, dhe një pjesë mjaft të rëndësishme në këtë tregti luan Shqipëria. Sipas policisë greke, Shqipëria është vendi kryesor në Evropë për prodhimin e kanabisit, dhe vend tranzicioni për në Evropë për kokainën dhe heroinën. Redaksionale /55news.al

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 12:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...