×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Ish-ministrja e Integrimit: Rama, pengesa më e madhe për ecjen drejt BE

E Enjte, 24 May 2018 12:36

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ka akuzuar qeverinë dhe Kryeministrin se me paaftësinë sistemi autoritar që kanë instaluar janë bërë sigurt, pengesa më e madhe për çeljen e negociatave të Shqipërisë.

Sipas Gjoshës asnjë diskutim nuk është kryer as në Komisionin e Integrimit Evropian, as në Komisionin e Politikës së Jashtme dhe mbi të gjitha anashkalohet hallka më e rëndësishme konsultative, siç është Këshilli Kombëtar i Integrimit.

Postimi i plotë i ish ministres

Në momentet më të rëndësishme të procesit të integrimit të Shqipërisë, ku serioziteti dhe ftesa për dialog politik duhet të ishte në krye të axhendës së qeverisë, parlamentit i serviret fshehtazi dhe pa asnjë dakordësi, projekt rezoluta e integrimit.

Lojërat në politikë janë shpesh herë normale por të luash me të ardhmen evropiane të qytetarëve është e pafalshme. Projektrezoluta e integrimit nuk mund të jetë një produkt kontrabandë që nuk kryen minimumi rrugën institucionale për të qenë në rendin e ditës! Asnjë diskutim nuk është kryer as në Komisionin e Integrimit Europian, as në Komisionin e Politikës së Jashtme dhe mbi të gjitha anashkalohet hallka më e rëndësishme konsultative, siç është Këshilli Kombëtar i Integrimit!

Një rezolutë e njëanshme nuk i shërben askujt dhe aq më pak të presësh që ky do të jetë një dokument i suksesshëm. Askush nga ne nuk do të refuzonte asnjëherë të ishte pjesë e një dakordësie të përbashkët për integrimin, por kur mazhorancës i mungon dëshira dhe vullneti i mirë, opozita e ka të pamundur të jetë pjesë e saj.

Megjithatë çfarëdo të jetë shkruar në atë dokument që është sot pjesë e rendit të ditës të pa dakordësuar në parlament, një gjë është e sigurt, pengesa më e madhe për çeljen e negociatave të Shqipërisë vazhdon të mbetet paaftësia e qeverisë për të qeverisur vendin dhe sistemi autoritar që është instaluar në të!

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 12:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...