Protesta e 26 Majit dhe sfidat aktuale të PD

E Enjte, 24 May 2018 18:49

Nga Martin DEDAJ

Në situatën që po kalon vendi, Partia Demokratike si forca më e madhe e opozitës shqiptare është përballë  disa sfidave, të cilat duhet ti përmbushë me sukses dhe dinjitet për të dëshmuar se është forca politike, tek e cila shqiptarët duhet të besojnë, për të bërë të mundur ndryshimin e këtij realiteti dhe integrimin e vendit në strukturat evropiane.

Realiteti politik si rezultat i keq qeverisjes së mazhorancës, shoqëruar me afera dhe skandale të lidhura me krimin e organizuar dhe trafiqet e ndryshme të cilat dukshëm kanë mbështetjen dhe suportin qeveritar, siç është rasti më i freskët i vëllait të ministrit të brendshëm, dhe shumë të tjerë që lulëzojnë nën qerthullin e ortakërisë së qeverisë me krimin, kanë percipituar një situatë nga e cila orë e më parë duhet gjetur mënyrat për të dalë prej saj.

Prandaj protesta e thirrur më, 26 Maj 2018 nga PD dhe partitë e opozitës, është njëra prej sfidave të PD, në mos më e rëndësishmja e këtij realiteti politik. Ndaj PD si forca më e madhe opozitare në Shqipëri duhet të dëshmojë përpara shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar se gëzon mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, dhe se është e zonja të organizojë një protestë paqësore brenda standardeve demokratike, si dhe të përcaktojë qartazi strategjinë e saj post kësaj proteste, e cila që të jetë bindëse duhet të jetë madhështore për nga pjesëmarrja dhe civilizuese për nga mënyra e zhvillimit.

Për të qenë madhështore duhet së pari një organizim derë më derë për të zgjuar ndërgjegjen e fjetur të qytetarëve dhe për të parë realisht mbështetjen që kjo forcë politike ka tek elektorati, shoqëruar edhe me shënimet përkatëse të mbështetjes në parim dhe fizikisht, të qytetarëve të cilët duhet të pyesin mirë vehten e tyre se a mund ta shtyjnë më, me këtë qeveri varfërie, krimi dhe korrupsioni?! Përpos pjesëmarrjes me rëndësi të madhe është edhe mënyra demokratike e zhvillimit të kësaj proteste, e cila do të jetë paqësore dhe brenda standardeve demokratike për të evituar thashethemnajat që kanë filluar të përhapen dhe do të vijojnë të përhapen, nga llogoret e propagandës së rilindjes të cilat janë në stilin dhe formatin e tyre.

Një tjetër sfidë e rëndësishme e PD në këtë periudhë është qëndrimi i saj i pandryshuar pro hapjes së negociatave, se populli shqiptar ka qenë dhe është i palëkundur në ëndrrën e tij të kahershme; “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ashtu si dhe vetë PD, që është inspiuresja dhe promovuesja e kësaj ëndrre, që prej krijimit të saj, dhe gjatë gjithë ekzistencës së saj, qoftë në qeveri por dhe në opozitë. Në lidhje me këtë sfidë, PD duhet të qartësojë opinionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar, se problemi i integrimit nuk ka qenë, nuk është dhe as nuk do të jetë Partia Demokratike, por është vetë  qeveria e rilindjes, e cila qeveris në simbiozë së bashku me krimin, gjë e cila për ndërkombëtarët është e pa pranueshme, njëherësh e pa tolerueshme.

Sfida tjetër po aq e rëndësishme e PD është edhe procesi i zgjedhjeve që sapo ka nisur në të gjitha nivelet organizative dhe funksionale të kësaj partie, proces i cili duhet të përshkruhet nga fryma që përcolli Kuvendi Kombëtar i 29 Prillit 2018, ku ndryshimet statutore të miratuara në këtë kuvend, janë garancia e suksesit, nëse ato zbatohen me përpikmëri. Dhe është pikërisht tani momenti që Partia Demokratike të organizohet në të gjitha nivelet dhe të përgatisë skuadrën fituese të zgjedhjeve lokale që janë vitin tjetër, pse jo të jetë e gatshme edhe për ndonjë ndryshim të mundshëm politik.

Koherenca dhe efikasiteti i PD përmes strukturave të saj politike dhe organizative ndaj këtyre sfidave dhe të tjerave që dikton koha, si dhe tejkalimi i tyre me sukses, përbëjnë në tërësi sfidën e radhës dhe domosdoshmërisht kërkesën për një organizim efikas dhe ndërgjegjësim qytetar, shoqëruar me nevojën e një impenjimi maksimal dhe politik të të gjitha strukturave të PD, nga qendra në bazë dhe anasjelltas, të shoqëruar me një frymë bashkëpunimi dhe ndërveprimi ndërmjet faktorëve të ndryshëm brenda PD dhe jashtë saj, dhe mbi të gjitha një bashkëbisedim qytetar me të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, për të sensibilizuar mbi realitetin që po kalojmë dhe nevojën e pjesëmarrjes në protestën e 26 majit 2018, për ti hapur udhë ndryshimit të këtij realiteti.

Vetëm kështu PD do të bëhet e besueshme jo vetëm për anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët e saj, por për mbarë shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtar. Ora e ndryshimit po troket. Së bashku duhet të bëhemi promotorë të këtij ndryshimi.

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 18:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...