Rama është komunist në gjithë formimin e tij. Por duhet pranuar që në vitet e demokracisë ka luajtur një lloj teatri gjoja sikur "antikomunist". Këtë e ka vetëm në formë sepse në brendi, atë që ka bërë ai këto vite për fuqizimin e komunistëve nuk e ka bërë askush tjetër nga drejtuesit e partisë komuniste. Oficerët e Sigurimit të Shtetit, hierarkët më të lartë të Partisë së Punës, kurrë nuk janë ndjerë më të pasur e më komodë sa me Ramën në krye të bashkisë e në krye të qeverisë. Teatri i Ramës ka qenë njësoj në rastin e ndonjë ekspozite, muzeu apo ndonjë thërrime dëmshpërblimi, por në fakt urrejtja që ka Rama ndaj shtresën së përndjekur është e madhe. Ky teatër i tij nuk ka ku të shkojë më.