Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reagua ditën e sotme, për ecurinë e Reformës në Drejtësi, ku kanë kaluar dy vite pas miratimit.
Përmes një statusi të gjatë, Manjani thotë se shkrirja e Gjykatës Kushtetuese, si garanci e zbatimit të Kushtetutës, është akti më i rëndë kundër Shtetit, Kushtetutës dhe Demokracisë.
Duke renditur gjendjen e institucioneve pas nisjes së zbatimit të Reformës në Drejtësi, ku sipas tij kanë rënë të gjitha, Manjani shprehet se mbi çdo gjë është vënë qeveria.
Statusi i Ylli Manjnait
Reforma...
————
Dy vite pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, me 140 vota, u katandisëm pa Kushtetutë fare!
Shkrirja e Gjykatës Kushtetuese, si garanci e zbatimit të Kushtetutës, është akti më i rëndë kundër Shtetit, Kushtetutës dhe Demokracisë!
Pas dy vitesh Kushtetutë, shteti është me Prokurori pa kokë dhe me gjykata te sakatuara. Është edhe më keq se ç’ishte!
Gjykata e Lartë është në kolaps, praktikisht e mbyllur.
Gjykatat e tjera shohin vetëm nga Vettingu dhe qeveria...
Prokuroria është e gjitha nën sqetullën e qeverisë!
Asnjë shpresë që kjo situatë do ndryshojë tani afër...
Të huajt na shohin e na vlerësojnë vetëm si matricë, jo si realitet dinamik!
Prandaj qeveria sillet si pronare e çdo gjëje! Qeveria të merr paratë, pronën, liritë çdo gjë!
Të rreh dhe stë lë të qash!
Nuk të lë as ta thuash këtë realitet, se të quan “anti-reformë” e “tradhëtar”...
Pra kjo na paska qenë reforma! Vendosja e qeverisë mbi çdo gjë!!!
Por unë do ta them këtë realitet ashtu siç është!
Punë e madhe se ç’thot qeveria që e ka tradhëtuar Shqipërinë, duke u marrë me drogë!
Është më mirë të tradhtosh qeverinë sesa Shqipërinë! /55News.al/