Në fund të qershorit, krerët e shteteve dhe qeverive do të vendosin nëse BE do të negociojë pranimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Merkel do të duhet të kërkojë konsensus. Por koalicioni i tyre është i ndarë në këtë temë, shkruan sot media gjermane ëelt.de.
“Më 28./29. qershor, Këshilli Evropian i përberë nga kryetarë shtetesh dhe Qeverish duhet të pozicionohet në propozimin e Komisionit Evropian. Ka rezerva për një hap të tillë në shtete të ndryshme anëtare të BE-së; Imazhi i Shqipërisë është i keq në disa vende të BE”, shkruan me tej media gjermane.
Për median gjermane, ka folur edhe Kryetari i Komisionit për çështje evropiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum (CDU).
Si në shumë raste, edhe në këtë prononcim, e ka bërë të qartë se është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, pasi problem shumë i madhe është krimi dhe korrupsioni, ku arrin në nivele të larta të qeverisë.
"Për momentin, unë jam qartë kundër fillimit të negociatave me Shqipërinë", tha Krichbaum.
“Shqipëria na ka prezantuar reforma të shumta, por këto duhet të zbatohen plotësisht. Kjo vlen në veçanti për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i cili shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë. Komisioni Europian, i cili pretendon për fillimin e negociatave për anëtarësim, është “nganjëherë shumë i besueshëm”, u ankua politikani i CDU, shkruan “Welt”.
/55News.al/