×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Protesta masive/ LSI: Revoltë e qytetarëve kundër narkoqeverisë

Premte, 25 May 2018 15:03

Çfarë pritet që të ndodhë në protestën e opozitës nesër? Për Endrit Braimllarin, deputetin e LSI-së do të jenë qytetarët ata që do të marrin në dorë protestën e opozitës. Duke folur për ‘’Fax news” ai u shpreh se kjo është një protestë kundër keqqeverisjes që i është bërë vendit nga Rama.

“Ajo që i ka mbetur në dorë opozitës është vetëm protesta. Nuk ka më një bashkëqeverisje me qytetarët. Nëse kjo do të ekzistonte do të kishim komunikim me qytetarët në Kukës dhe në të gjithë Shqipërinë, nuk do i krahasonte qytetarët me organin gjenital. Pjesëmarrja do të jetë masive, jo vetëm nga ana e strukturave të partisë po nga qytetarët. Kjo është një revoltë kundër Edi Ramës, pasi kanabizimin e vendit e futi si projekt politik. Kërkoi që të devijonte vullnetin e shqiptarëve.

Sot Shqipëria ka humbur shumë, sepse është bërë lajm në Europë për trafikun e drogës. Një protestë nuk mund të bëjë një qeveri që të dorëhiqet, po një popull i gjithë po. Ky kryeministër nuk e do Shqipërinë, se nëse e donte do merrte masa të forta për uljen e papunësisë dhe të varfërisë. Ky njeri është kapur nga krimi i organizuar, sot ai është një njeri i vetëm, që nuk mbron interesat e vendit.

Ne do të mblidhemi që në orën 9 e gjysmë me strukturat, protestën do e paraprijnë qytetarët. Populli e ka marrë vetë në dorë fatin e tij”, u shpreh Braimllari.

Sipas tij fakti që protesta nuk ka një orë përfundimi, është një zgjedhje teknike e bërë nga ana e organizatorëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...