×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Ekskluzive/ Tritan Shehu: Rama drejt fundit, instaloi diktaturën e krimit

Premte, 25 May 2018 14:35

Në një intervistë ekskluzive për “55news.al”, deputeti dhe një prej figurave më të njohura të Partisë Demokratike ndër vite, Prof. Dr. Tritan Shehu, ka dhënë opinionin e tij në lidhje me situatën më të fundit politike në vend, qeverisjen socialiste dhe mënyrën se si po e drejton vendin kryeministri Edi Rama. Duke qenë një politikan i vjetër në karierë, Prof. Dr. Shehu, ka bërë edhe një parashikim të tijin për fatin e Partisë Socialiste dhe fatin e qeverisë “Rama 2”.

1. Cili është vlerësimi juaj, çfarë politikani është për ju Edi Rama?

Unë do të thosha se realisht kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk kanë politika në kuptimin e vërtetë të fjalës... Nuk ka politika në zhvillimin ekonomik të vendit, social, pra arsimit, shëndetësisë, luftën kundër varfërisë etj. Nuk ka politika as në nivel të luftës kundër korrupsionit, krimit, që janë bërë kanceri ynë. Dhe këtu e kam fjalën për politika që ta çlirojnë vendin nga këto të "këqija", si dhe që të zhvillojnë sektorët përkatës të tij. Unë nuk i konsideroj "politika" ato që janë qartësisht duke u zhvilluar tek ne, për sundimin e krimit, kontrollin prej tij të institucioneve etj, këto janë anti politika në realitet. Po kështu nuk ka asnjë politikë zhvilluese edhe në çështjet e Sigurisë Kombëtare, politikës së jashtme, marrëdhënieve rajonale, me fqinjët etj. Në këto fusha ka vetëm konfuzion, lëvizje kaotike sipas "orekseve" të çastit e presioneve, që i bëhen nga të tjerë. Pra janë politika krejt të papajtueshme me interesat tona si vend e komb, që dëmtojnë rëndë rrugën tonë të integrimit e drejtë Perëndimit.

2. Cila është për ju pika më dobët e qeverisjes?

Në fakt, së pari dua të them që nuk shikoj asnjë pikë të fortë. Megjithatë, meqenëse më pyetet, dua t’ju them se për mua dy janë çështjet më të rrezikshme që janë në bazë të të gjithë problemeve të rënda që po kalon vendi këto vite. Së pari, është amullia e thellë në ide e alternativa. Në fakt kemi të bëjmë jo me një të majtë që qeveris, por me një grup anarkist, që qëndron e funksionon mbi interesa personale, grupesh, oligarkie e që as do t’ja dijë për zhvillimin e vendit. Kjo bën që gjithçka është e bllokuar, përveç korrupsionit e veprimtarive kriminale. Shikoni çfarë po ndodh p.sh. me Shëndetësinë tonë. Është në një kolaps të plotë dhe pa asnjë alternativë zhvilluese. E njëjta gjë me ekonominë e vendit dhe nivelin financiar të qytetareve. Niveli i varfërisë është më i larti që mund të imagjinohej. Nga ana tjetër, qëndrojnë aktivitet kriminale e korrupsioni, që kanë një përfshirje e rritje galopante, duke kontrolluar institucionet tona e jetën e vendit. Këto përbëjnë kolonën tjetër të të këqijave të ne. Kanabisi p.sh. mbuloi vendin mbarë e pasuar kjo nga trafiqet tashmë të drogërave të forta, që kanë kapur dimensione të frikshme. E gjithë kjo varfëron vendin dhe largon investimet, shkatërron ekonominë normale, largon njerëzit, por nga ana tjetër, pasuron e forcon çdo ditë grupet kriminale, të lidhura shumë ngushtë me qeverisjen. Pra, krahas varfërisë po konsolidohet çdo ditë e më shumë "Diktature e Krimit", nga më të rrezikshmet kjo për demokracinë dhe zhvillimin. Ndryshe kjo që po ndodh nuk mund të ndodhte.

3. Me rënien e qeverisë "Rama 2", a do të çahet PS-ja?

Unë do t’ju përgjigjem me një tjetër pyetje: A ka tashmë akoma PS? Do të thosha që nuk ka ose shumë pak ka mbetur nga ajo, nga potenciali i saj, trashëgimia e saj, ideologjia dhe filozofia e saj. Kjo është zëvendësuar nga "Rilindja", që në të gjitha karakteristikat e aspektet i ngjan një "Sekti". Dhe kjo është shume e rrezikshme për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, për të gjithë shqiptaret dhe Rajonin. Të rrezikuar janë të gjithë, të djathtë e të majtë bashkë. Dhe ky sekt tanti duhet përmbysur. Duhet përmbysur me lëvizje masive popullore, ndryshe gjendja do të shkojë përditë edhe më keq. Pikërisht kjo përmbysje do të bënte të mundur jo vetëm zhvillimin normal të vendit e integrimin e tij, por dhe zhvillimin e ri, ngritjen edhe të së majtës shqiptare. Të një të majte alternative e progresive. Do quhet kjo PS-ë a diçka tjetër, pak rëndësi ka. Rëndësi ka shpërbërja e këtij sekti tashmë, gjë që do të hapte mundësinë për ringritjen e PS-së së vërtetë. Vetëm kështu ndihmohet e zhvillohet vendi./55news.al/

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 15:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...