×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Ja emrat/ Publikohet harta e familjeve politiko- mafioze

Saturday, 26 May 2018 10:13

Në mes të Bulevardit, përballë Resë tek Galeria e Arteve të rinjtë demokratë kanë sjellë simbolin e dytë të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës që mbështet trafikun e drogës.

‘Tek Ministria e Brendshme mbërrin harta e familjeve politiko- mafioze’, raporton PD.

‘Harta e familjeve politiko mafioze është një instalacion për të simboliziar qeverinë e Edi Ramës në 5 vitet e fundit. Për herë të parë, gjatë qeverisë së Ramës Shqipëria mori kudo në Perëndim imazhin e një vendi që, me mbeshtetjen e qeverisë, prodhon dhe trafikon vetëm kanabis dhe krim, duke u cilësuar gjerësisht në botë si Kanabistan.

Harta është rreth 2 metra e gjysëm e lartë dhe mban emrat e personave të akuzuar publikisht ose që janë dënuar vetë për krime të rënda, ose që kanë lidhje të forta me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar me vend. Në hartë janë emrat e Mark Frrokut,  Arben Ndokës, Armando Prengës, deputetët e qeverisë të përjashtuar për vrasje, prostitucion, trafik droge.

Janë emrat e Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit, kryebashkiakëve të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, si dhe të njerezve të afërt politikë të Edi Ramës, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Granoz Ruci e Taulant Balla.

Bashkë me Balilin, Eskobarin e Ballkanit që kontrollon Sarandën dhe nuk kapet nga policia, harta e drogës dhe e familjeve mafioze me mbështetje qeveritare, është dëshmia se Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar’, thotë PD.

harta

Login to post comments