Tirana sfidohet nga betoni/Pastrim-Gjelbërimi taksa që i sjell 1.73 miliardë lekë të ardhurat Veliajt

Diel, 27 May 2018 15:38

Erion Veliaj ka mbushur arkën e bashkisë nga taksat e qytetarëeve të Tiranës por nuk është aspak I përkushtuar të iu ofrojë shërbime. Të mburresh se ke zhvatur bashkëqytetarët këtë mund të bëjë vetëm një bandit dhe jo një keryetar bashkie.  Shifrat tregojën se Bashkia e Tiranës ka arritur një nivel rekord të ardhurash në vitin 2017, prej 16.7 miliardë lekësh në total, me një zgjerim prej 31.5% me bazë vjetore dhe më e lartë sesa planifikimi prej 14.7 miliardë lekësh që ishte bërë në fillim të vitit.

Efektin kryesor në këtë performancë të fortë e ka dhënë taksa e ndikimit në infrastrukturë (që ka ndikuar në 50% të rritjes totale të të ardhurave). Nga kjo taksë, që vilet nga ndërtimet e reja, Bashkia e Tiranës ka arkëtuar 3.5 miliardë lekë, me një rritje prej 155% në raport me vitin e mëparshëm.
Sipas INSTAT, në Tiranë u dhanë për gjithë vitin 2017 gjithsej 231 leje (për një sipërfaqe totale 522 mijë metra katrorë) me rritje të numrit të lejeve prej 118%, në krahasim me vitin e kaluar, ose 125 leje më shumë, ndërkohë që sipërfaqja është 2.5 herë më e madhe. Kjo është reflektuar dhe në arkën e Bashkisë, teksa taksa e ndikimit në infrastrukturë ka sjellë 33% të të ardhurave të veta.
Pas taksës së infrastrukturës, zëri i dytë që sjell më shumë të ardhura në arkën e Bashkisë së Tiranës është tarifa e pastrimit dhe gjelbërimit, me 1.73 miliardë lekë (rritje 8.5% me bazë vjetore). Në krahasim me vitin 2015, të ardhurat nga kjo taksë janë dyfishuar, duke reflektuar dhe rritjen e ndjeshme të tyre në Paketën Fiskale 2016.

Login to post comments