Tahiri sot në Gjykatë, kërkon lirinë e plotë

Hënë, 28 May 2018 08:56

Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për  Samir Tahirin nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda pas kërkesës së  ish-ministrit të Brendshëm për heqjen e masës së sigurisë "arrest shtëpie".

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi më 12 maj 2018, masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të akuzuar si të përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj.

Mbi Tahirin rëndojnë dy akuza, “trafik droge” dhe “korrupsion pasiv”.

Të dyja palët kanë kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë. Tahiri kërkon ndryshimin e masës “arrest shtëpie”, në një kohë që Prokuroria kërkon “arrest me burg” për ish-ministrin.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, ish-kryeministri Sali Berisha  publikoi mesazhin e një oficeri të policisë gjyqësore sipas të cilit me urdhër të Ramës, Prokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela i ka bërë presion gjyqtares së seancës që të lërë Saimir Tahirin në ‘arrest shtëpie’.

Kryegjykatësi, kryeprokurori, kryekushtetues Rama vendos për masën e sigurisë së Saimir Trafikut, u shpreh Berisha në Facebook.

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 10:36

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...