“Po marrin fëmijët për të mbushur sallat, skandali i ri i PS”

Hënë, 28 May 2018 11:38

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka denoncuar ditën e sotme përdorimin që po ju bëhet fëmijëve nga kreu i Bashkisë së Tepelenës dhe disa deputetë të PS-së.

Shehu thotë se ata po mbushin sallat e një simpoziumi shkencor për Ali Pashen më fëmijë, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin dhe të drejtët e njeriut.


“Termeti dhe deputet e PS aktualisht po perdorin femijet per te mbushur sallen e nje simpoziumi shkencor per Ali Pashen.

Pa dyshim i kane hequr nga mesimet ne shkollen e tyre. Nje skandal i ri ky, ne kundershtim me ligjin, rregullat e te drejtat e njeriut! Kur nuk ju vjen kush tu degjoje, mos u bini ne qafe femijeve!”, shkruan Shehu në profilin e tij në Facebook. /55News.al/

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 11:43
Login to post comments