"Qeveria të largohet që konfrontimi të mos përshkallëzohet"

Hënë, 28 May 2018 11:57

Për deputetin e PD, Luçiano Boçi protesta e 26 majit e dha mesazhin dhe ishte një shprehje e aktit të zemërimit të qytetarëve.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News Boçi tha se qeveria duhet të reflektojë dhe të largohet në mënyrë që konfrontimi qytetar mos përshkallëzohet.

 “Në rastin konkret PD dëshmoi qartë se nuk kërkon një pushtet të vetëvetes dhe përdorim të masave, por kërkon që proceset demokratike të jenë bazike në mënyrën si menaxhohet demokracia në Shqipëri. Kërkon që kjo qeverisje të gjejë mënyrat për të reflektuar dhe të largohet dhe të marrë të gjitha masat me qëllim që ky konfrontim qytetar të mos përshkallëzohet dhe të kalojë në ato mënyra që janë të pamenaxhueshme edhe nga opozita por edhe nga policia që e gjen forcën reaguese vetëm për të kundërshtuar qytetarët dhe jo krimin”, tha deputeti demokrat Luçiano Boçi:

Referuar dhunës gjatë protestës, ku u godit edhe kryeredaktori i gazetës "Rilindja Demokratike", Boçi deklaroi se policia reagon me forcë ndaj qytetarëve që protestojnë dhe jo ndaj kriminelëve.

“Policia në momente të caktuara nuk ishte korrekte në detyrën e saj, jo në këndvështrimin tim politik, por edhe për mënyrën si reagonte, si provokonte, pati edhe indicie, apo raste siç ishte rasti i goditjes së gazetarit të "RD", e cila u mundua ta kompensojë me pjesën e numrit të policëve të dëmtuar, që ishin pjesë të lehta dhe më shumë ishte një keqmenaxhim nga ana e policisë sesa ishte një goditje që erdhi nga pjesa e protestuesve. Reagimi i policisë për 15 të ndaluar ose fillimin e procedimit penal është një mënyrë për të ngjallur atë panikun që kishte nisur që para protestës për ta finalizuar. Pra është një lloj absurditeti që ndjek absurditetet e tjera të sjelljes në mënyrë reaktive të kësaj policie e cila kur bëhet fjalë për qytetarët që protestojnë, i gjen qytetarët, i ndalon dhe i arreston siç bëri në Kukës, siç kërkon të bëjë me protestën që u zhvillua në kryeqytet. Asnjëherë këtë forcë reaktive, këtë forcë të madhe të trupës policore nuk e tregon kur bëhet fjalë për të arrestuar trafikantët, kriminelët e këtij vendi, për të arrestuar familjet dhe klanet mafioze, që vërtet ministri i thotë në fjalime, por duken si paralajmërime që ato të marrin masa dhe të qëndrojnë larg policisë”, tha Boçi. /55news.al/

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 14:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...