×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

PD: Vettingu në polici do bëhet nga një i shkarkuar nga KLD-ja

E mërkurë, 28 Mars 2018 18:45

Deputeti i PD, Gent Strazimiri tha se vettingu në polici ka dështuar. Në një dalje për mediat nga selia blu, Strazimiri theksoi se në krye të të Shërbimit te Brendshëm të Policisë u vu një person që është është shkarkuar nga KLD. Deputeti demokrat deklaroi se ky funksion është instrument në duart e Ministrit të Brendshëm për të kontrolluar çdo strukturë dhe efektiv policor për të parandaluar përfshirjen në korrupsion, në krim të organizuar apo në çdo lloj veprimtarie të paligjshme

Ish kryeministri Berisha zbardh dokumentat zyrtare që dëshmojnë bashkëpunimin e ish gjykatësit Agim Hysit me trafikantët

Deputeti i PD, Gent Strazimiri tha se vettingu në polici ka dështuar. Në një dalje për mediat nga selia blu, Strazimiri theksoi se në krye të Shërbimit te Brendshëm të Policisë u vu një person është është shkarkuar nga KLD. Deputeti demokrat deklaroi se ky funksion është instrument në duart e Ministrit të Brendshëm për të kontrolluar çdo strukturë dhe efektiv policor për të parandaluar përfshirjen në korrupsion, në krim të organizuar apo në çdo lloj veprimtarie të paligjshme. "Vettingu në polici do të bëhet nga një person me dosje me njollë, i shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë që në vitin 2002, për shkak se është gjetur i padenjë për të dhënë drejtësi, ç’ka shkatërron kredibilitetin e proçesit, duke e shndërruar edhe de facto në “edving”. Agim Hysi, deri dje zëvendësdrejtor, është komanduar nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në krye të Shërbimit te Brendshëm, pra të policisë së policisë, organit që me ligj bën vettingun e përditshëm të Policisë së Shtetit. Zyrtarisht, ky funksion është instrument në duart e Ministrit të Brendshëm për të kontrolluar çdo strukturë dhe efektiv policor për të parandaluar përfshirjen në korrupsion, në krim të organizuar apo në çdo lloj veprimtarie të paligjshme. Agim Hysi, ka në dosjen e tij disa njolla, marrë në proçese për lirimin haptazi në kundërshtim me ligjin, të personave subjekt i krimeve të rënda. Ky është edhe shkaku për të cilin ai u shkarkua në vitin 2002 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe humbi çdo shkallë ankimimi, përfshirë edhe Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Me emërimin e Agim Hysit, Fatmir Xhafaj ka gjetur personin më të padenjë, të çertifikuar me vendime gjykatash që nga shkalla e parë deri në Strasburg, për t’i garantuar shqiptarët për integritetin dhe ndershmërinë e trupës së Policisë së Shtetit. Kjo është arsyeja përse Partia Demokratike këmbënguli që vettingu i policisë të nisë nga Ministri i Brendshëm, pasi me perzgjedhje të tilla të padenja, proçesi i ashtuquajtur i Vettingut në polici, reduktohet në një proces ‘edvingu’ për të garantuar vijimin e paligjshmërisë, padenjësisë, pandershmërisë në strukturat e Policisë. “Edvingu” i Fatmir Xhafajt dhe Edvin Ramës, do të shërbejë për të garantuar ‘bravo çunat’ e shpallur gjoja në kërkim, të vazhdojnë të qetë vakancat që u dha Partia, që ditën kur i urdhëroi, në fakt, të ‘dalin në ilegalitet’ sa të qetësohen ujërat. ‘Ujëra të qeta’ për “çunat” dhe garantët e tyre në narkoqeveri NUK DO TË KETË KURRË. Kjo është mbase pak, por e sigurtë që sot", tha Strazimiri.

Zbardhen dokumentat zyrtare që dëshmojnë bashkëpunimin e ish gjykatësit Agim Hysit me trafikantët/ Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale një seri dokumentesh zyrtare, përmes të cilave provohen bashkëpunimi i ish-gjykatësit Agim Hysi, i emëruar tashmë në krye të SHÇBA-së nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me trafikantët. "Të dashur miq, ketu me poshte keni 4 dokumentat zyrtare per njeriun me te besuar te Rames dhe Xhafes, gjykatesin kriminel Agim Hysi, vendimet e KLD, te vitit 2002 si dhe te GjL, GJK dhe Gjykates se Starsburgut per vendimin e KLD per perjashtimin e tij si fallsifikator te veprave kriminale te trafikanteve, lirimin e plaçkitesve te armatosur etj etj. Si shperblim per bashkepunimin e tij me grupe trafikantesh ai emerohet nga Rama ne krye te sherbimit inteligjent te Ministrise se Brendshme.

“Pershendetje,Uroj te jeni mire!

Pashe kete lajmin me poshte. Ky Agim Hysi eshte gjyqtar i shkarkuar per korrupsion nga KLD qe ne 2002 dhe ka humbur gjithe gjyqet deri GJEDNJ. Rrezik ka edhe dosje , nisur nga surrati dhe ku ka qene i perfshire dhe i besuar i Rames dhe Xhafes. Kane nxjerre CV .Ai 3 vjet ka qene avokat shteti te zyra Strasburg dhe perfaqesonte shtetin shqiptar ne kundershtim me ligjin.

Vendim i KLD qe e ka shkarkuar si gjyqtar ne vitin 2002;

-Vendim te GJEDNJ-se per papranueshmeri te kerkeses se tij sa i takon procesit te humbur ne Gjykate Larte dhe Gjykate Kushtetuese lidhur me vendimin e KLD-se;

-Vendim i Gjykates Larte 2013 , ne lidhje me kerkesen per rihapje te procedurave ( rishikim vendimi)sa i takon vendimit te KLD-se;

-Vendim i Gjykates Kushtetuese 2015, ne lidhje me kerkesen proces parregullt ligjor ne Gjykaten e Larte ne lidhje me kerkesen per rishikim;

-Agim Hysi, pavaresisht se i shkarkuar si gjyqtar eshte emeruar Avokat Shteti ne nivel qendror ne kundesrhtim me ligjin. Jo vetem nuk ka kaluar provat e testimecve dhe trajnimeve, por nuk permbushur as kriteret formale per t'u pranuar si kandidature qe futet ne gare, pasi sipas ligjit " Per Avokaturen e Shtetit" nje nga kushtet eshte: ' te mos jesh i denuar apo larguar nga cdo funksion publik per shkelje ose paaftesi ne kryerjen e detyrave' ( neni 20, pika 1/c Kushtet per t'u emeruar ' Avokat Shteti' . Gjithashtu , nuk duhet te jete i angazhuar politikisht.

  1. A. Hysi eshte i angazhuar dhe politikisht tek PS, biles nivele te larta ( nuk kam prova konkretisht-por e kam degjuar nga persona qe kane dijeni tek PS)

- Agim Hysi eshte, i emeruar ne Zyren e perfaqesimit ne Gjykatat e Huaja Strasburg. Perfaqesimin e ben A. Hicka ne kundershtim me ligjin, pasi Avokati qe perfaqeson ne STRX eshte nje nga avokatet i shtetit i propozuar nga Avokati i Pergjithshem, por i emeruar nga Ministri i Drejtesise. Pra ne kushtet qe nuk kane zbatuar ligjin, Hysin e ka emeruar ne Zyren e perfaqersimit me jashte, por i vetshpallur perfaqesues ligjor pa emrim nga Ministri eshte A. Hicka.”

Modifikuar më E mërkurë, 28 Mars 2018 18:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...