Mosbojkotimi i Kuvendit/ Gjosha: PD-LSI i dha vendit alternativën e integrimit

Hënë, 28 May 2018 17:49

Për ish-ministren e Integrimit Klajda Gjosha vendimi i grupeve parlamentare PD dhe LSI për të mos bojkotuar parlamentin është vendimi më i drejtë. Gjosha vlerëson këtë vendimmarrje në një moment kaq delikat për Shqipërinë, pavarësisht se mazhoranca priste të kundërtën me shpresën se do të fajësonte opozitën në rast të një dështimi në hapine   radhës së integrimit.

“Sot opozita ka treguar qartazi vizionin e saj pro europian dhe shërbimin e jashtezakonshëm që po i bën vendit dhe qytetarëve. Vendimi i grupeve parlamentare të LSI dhe PD për të mos bojkotuar parlamentin, e ka ngritur nivelin opozitar në një standard që ka dalë jashtë pritshmërive të një mazhorance që priste me padurim ta fajësonte atë, për një nga proceset më të rëndësishme të Shqipërisë” shkruan Gjosha në statusine  publikuar në rrjetin social.

Sipas saj, opozita sot ka dalë mbi çdo interes partiak, edhe pse situata justifikonte plotësisht qëndrimet e tjera radikale që ajo mund të ndërmerrte. “Në një kohë kur drejtësia duket qartë se është tashmë e kapur dhe në shërbim të disa individëve, në një kohë kur kriminaliteti nuk është më çështje emrash por çështje sistemi dhe për më tepër kur kushtet e integrimit qeveria i ka kthyer në anti vlera dhe në vend që të punoj për to, i sulmon ato me arrogancë! Ndaj dhe ky vendim i marrë sot dhe qëndrimi stoik i opozitës për çeljen e negociatave, e bën sot opozitën një alternativë të qartë për të ardhmen e Shqipërisë europiane!” vijon Gjosha.

Vendi, shkruan ajo, ka nevojë për këtë alternativë sot më shumë se kurrë sepse udhëkryqi në të cilën ne ndodhemi është nga më të rrezikshmit në këto 27 vite!

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 17:53

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...