×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Rilindja, ky pushtet droge që ka rrëmbyer shtetin!

Hënë, 28 May 2018 18:00

Ish-ministri Ylli Manjani komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit për të liruar Sajmir Tahirin,i akuzuar si bashkëpuntor me grupin e trafikantëve të drogës “Habilaj”. Ai thotë se mazhoranca e ka harruar “Reformën në Drejtësi” pasi sot ajo është e kapur në flagrancë në trafikun e drogës. Manjani përmend edhe ambasadorët të cilët i quan “Miq” dhe që mazhoranca i quan sot armiq.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit:

Mbaroi dhe loja e “Dashnorëve të Reformës në Drejtësi”!

Për vite me radhë na hapën barkun me deklarata se “sa shumë e duan reformën”!

Na shurdhuan veshët me dashurinë për “miqtë” amerikanë e Europianë!

Na shpuan hundët me fjalë të vjella nga goja e propagandës kundër opozitës!

Tani që janë zënë në flagrancë në trafik droge, e harruan refomën! “Miqtë” e huaj u bënë armiq.

Tani që “miqtë” po ikin, janë lëshuar pa doreza. Kërcënojnë e arrestojnë çdokënd që nuk është pjesë e trafikut të drogës!

Përfundimisht kemi pushtet droge, që ka rrëmbyer shtetin!

Kjo është Rilindja!

Video

Login to post comments