Gazeta holandeze “De Volkskrant” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku në fokus është integrimi i saj në Bashkimin Europian. Në këtë shkrim citohet eurodeputetja Kati Piri dhe drejtuesi i partisë PVDA në Holandë, Lodewijk Asscher, të cilët shprehen se Shqipëria nuk është gati për t’u anëtarësuar në BE.
Lidhur me këto deklaratë, kryeministri shqiptar Edi Rama thotë se, “kjo është e vërtetë”, por më ai e vlerëson hapjen e negociatave si “një hap të parë dhe shtysë që Shqipëria të punojë më fort dhe të ketë më shumë rezultate në reforma”.
Në qëndrimin e tij të shprehur më 15 maj në holandeze “De Volkskrant”, Lodewijk Asscher, thotë se, “Vendet e Ballkanit nuk janë gati për BE-në”, dhe pas këtij qëndrimi ka reaguar kryeministri Rama.
Ai thotë se në këtë artikull, Asscher numëron një listë të gjatë problemesh për të mbështetur argumentin e tij. Dhe sipas kreut të qeverisë shqiptare, “kjo është e nevojshme”.
“Ne jemi dakord me faktin se Shqipëria nuk është ende gati për BE-në. Kjo mund të ndodhë vetëm pasi ne të kemi plotësuar 100% të kritereve strikte për anëtarësim. Përfundimi i z.Asscher jo vetëm është i parakohshëm edhe nuk i qëndron thelbit, por anëtarësimi në BE nuk aspak është tema e ditës. Në vizionin tonë për të ardhmen e Shqipërisë themi: rruga është shumë më e rëndësishme se sa destinacioni. Ajo që ne duam në të vërtetë është çfarë do çdo shtet: paqe jetëgjatë, stabilitet dhe, mirëqenie për popullin tonë.
Rekomandimi i fundit i Komisionit Europian për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë nuk do të thotë anëtarësim në BE por një terapi e re dhe më e rëndë reformash dhe pune të përqendruar te rezultatet.
Me negociatat për anëtarësim, Shqipëria do të ketë mjetet për të drejtuar procesin e reformave si duhet dhe Holanda dhe Europa do të kenë kontroll më të fortë mbi këtë proces, si nga ana ligjore, ashtu edhe nga ana politike.
Ne jemi të bindur që ai proces i ashpër, i vështirë e i gjatë që paraprin një anëtarësim të mundshëm në BE është mënyra më e mirë për të arritur rezultatet e nevojshme, së pari për fëmijët tanë dhe më pas për të marrë dritën jeshile të anëtarësimit, një ditë në të ardhmen.
Duke punuar së bashku, në Shqipëri, në rajon, dhe me miqtë tanë në Europë, për t’u siguruar që mund të zbatojmë reformat e vështira që janë të nevojshme në fushat e qeverisjes, sundimit të ligjit, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Thënë ndryshe: është pikërisht procesi i gjatë e i rreptë i anëtarësimit që mund të sjellë atë që z.Asscher kërkon të shohë. Ne i kuptojmë shqetësimet e Shteteve Anëtare.
Ne i kuptojmë dinamikat politike të brendshme dhe shqetësimet vendore. Ne e pranojmë pozicionin “e rreptë dhe të drejtë” të Holandës. Të mos gaboheni: ne e marrim procesin e anëtarësimit me seriozitet të plotë. Qëllimi ynë është plotësimi 100%. Dhe jo vetëm sepse kjo kërkohet, por së pari sepse ne besojmë 100% përputhje i detyrohemi brezit të ardhshëm të shqiptarëve.
Gjithashtu i them z. Asscher dhe kolegëve të tij, në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë bërë punën më të vështirë dhe kanë sakrifikuar gjatë rrugës drejt së ardhmes, mos jini vetëm të rreptë, por jini edhe të drejtë. Ne po zbatojmë tashmë reforma në një shkallë të paprecedentë për negociatat para-anëtarësuese.
Kjo vjen nga faktet dhe provat e punës së lodhshme. Refuzimi që të na jepet ne një recetë për terapinë e bisedimeve të anëtarësimit nuk është përmirësim për situatën e as nuk i bën gjërat më të drejta. Sado ambiciozë jemi, nuk ia dalim dot vetëm. Le të jemi në këtë udhëtim sa më të bashkuar të mundemi. Që t’i japim mundësinë më të mirë për sukses. Jo vetëm për të mirën e Shqipërisë, por edhe për të mirën e Europës”.