Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, tha se ministri i Brendshëm ka kapur Prokurorinë. Ai tha se kërcënohet ende dëshmitari X dhe gazetari që publikoi audio-përgjimin.
Alibeaj: Një ministër i Brendshëm, i cili ka kapur Prokurorinë se policinë e ka, i cili ka eliminuar me reformën në drejtësi, është hedhur në sulm frontal si e si ky skandal të mos plaste. Ende kërcënojnë atë dhe gazetarin dhe e joshin me para dhe e fundit si një akt hyjnor për të larë veten e dërgon vëllanë e vet në Itali për të vijuar dënimin. Të gjitha këto tregojnë një qeveri të zhytur në krim. Një kryeministër padrino si Edi Rama dhe një ministër si ky që po bën ç'është e mundur për t'i shpëtuar përgjegjësisë ligjore. Ky popull ka shumë e shumë halle. Çmimet kanë shkuar në kulm. 300 mijë shqiptarë kanë ikur në mënyrë të dëshpëruar. Është gjendje depresive që ka kapluar kombin. Është një qeveri që nuk do t'ia di. 20% të shqiptarëve u është blerë vota. Një kryeministër që i blen, i terrorizon dhe i merr votat. Është shumë pak ajo çfarë ka bërë opozita.