Për kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho, skandali Xhafaj tregoi se Shqipëria nuk përmbush as standardet minimale të një vendi demokratik.
“Opozita kërkon dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për perdorimin e postit publik për të mbuluar veprimtarine kriminale të të vëllait, trafikant droge, i dënuar edhe në Itali për të të njëjtën gjë”- tha Spaho.
Kreu i grupit të PD u shpreh në debatin tek Komisioni i Ekonomisë se kjo do të mjaftonte që në një vend normal jo vetëm Ministri të jepte dorëheqjen, por të binte edhe qeveria.
“Por në Shqipëri kjo nuk ndodh, sepse këtu nuk jemi në demokraci”-tha kryetari i Grupit Parlamentar të PD.
Spaho vuri në dukje se kërkesa për largimin e Fatmir Xhafajt është e panegociueshme.