Partia Demokratike është e vendosur që të mos heqë dorë deri në largimin e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.
Pas protestës së madhe zhvilluar ditën e shtunë, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste Rinore janë mbledhur në protestë tek Ministria e Brendshme ku kërkojë largimin e Edi Ramës dhe të Fatmir Xhafajt.
Duke kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, që ka mbrojtur të vëllain nga dënimi në Itali, të rinjtë e FRPD dhe të LRI-së kanë kërkuar edhe largimin e Ramës, duke e akuzuar atë si kokën e krimit në vend.
Ata kanë sjellë edhe një gomone, për të të simbolizuar gomonet e drogës të vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, për të cilin ai është dënuar në Itali me 7.2 vite burg. /55News.al/