Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili reagoi në lidhje me vdekjen e një 47 vjeçari në Shkodër një ditë më parë.
Sipas tij vdekjet e njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur në ambientet e policisë janë një kambanë alarmi për dorëheqjen e ministrit.
Postimi i plotë
Policia dhunon e vret te pambrojturit dhe ministria e brendeshme rri e veshtron.
Enea Ftoi dhe Ardian Kallmi humbin jeten brenda pak ditesh pasi policia i dhunoi, u beri presion dhe u tregoi forcen e saj te çfrenuar.
Policia tregon histerine e forces me qytetare te thjeshte e te pambrojtur, por u mban ison trafikanteve krimineleve dhe u hap dyert qe te ikin, drejtoreve te policise te akuzuar si drejtues te trafikut te droges.
Do dale ministria e brendeshme dhe do na mbushe mendjen qe fajtore jane vete ata qe humben jeten.
Edhe nje jete e vetme e humbur do te mjaftonte si nje akuze tronditese per te gjithe keta,qe drejtojne ministrine e brendeshme dhe policine qe keta te jepnin doreheqjet nga i pari deri tek ata qe ekzekutuan dhunen.
Por kjo kerkon moral dhe ndergjegje,por keta s’kane as te paren as te dyten.