Është bërë e rrugës që sa herë ka Edi Rama ndonjë vizitë jashtë, mediat e kontrolluara nga ai e shesin sikur kryeministri po shkon për të lobuar për integrimin.
Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme dhe të sotme.
Mediat e Tiranës e kanë shitur vizitën në Vjenë të Edi Ramës si takim për të diskutuar për hapjen e negociatave, por në fakt e vërteta është komplet ndryshe.
Mediat austriake shkruajnë se kancelari Sebastian Kurz do të ketë takime me kryeministrat e vendeve të Ballkanit, mes tyre dhe Edi Rama.
‘Gjatë ditëve në vijim, qeveria do ketë kontakte me vendet e prekura në rajonin e Ballkanit.
Kështu, kancelari Kurz do të takohet në Vjenë me homologun shqiptar, Rama. ata do të flasin për rrugën e re të refugjatëve’,- shkruan sot gazeta “nzz.ch”.