Nuk e dimë se çka ky Kryeministri ynë por çdo lëvizje apo deklaratë e kohëve të bën të dyshosh në normalitetin e tij.
Kryeministri, Edi Rama ka qenë në një intervistë direkte në televizionin francez ‘France 24’. Rama foli për hapjen e negociatave por edhe problemet që shoqërojnë Shqipërinë para hapjes së negociatave me BE-në.
Gazetarja franceze e pyeti Kryeministrin nëse ndjente keqardhje që të rinjtë shqiptarë po largohen. Rama tha se nuk ndjen keqardhje, pasi sipas tij, të gjithë qytetarët e vendeve të zhvilluara në Europë, kanë sjellë zhvillimin falë lëvizjes së lirë.
‘Ka një periudhë që vijoi pas izolimit. Njerëzit largohen, njerëzit kthehen sërish. Është normale, është ndryshimi i sistemit.
Nuk na vjen keq, se këto vende si Evropa kanë lëvizur’, ka thënë Rama.