Gazetari Blendi Kasmi i cili u dhunua nga policia gjatë protestës ka publikuar në faqen e tij në Facebok një mesazh shumë domethënës nga shkrimtari dhe publicisti Visar Zhiti ku ai i shpreh mbështetjen gazetarit. 'Bekuar qoftë gjaku që ushqen fjalën, jo vetëm të lirë, por të lirisë', shkruan mes të tjerash Zhiti për Bledi Kasmin.
Mesazhi i plotë i Visar Zhitit:
Një mesazh nga Visar Zhiti I dashur Bledi, tê jam pranë. Qofsh mirë me shëndet e të gjitha!... Ju e dini mirë që shpesh shkrimet tona janë shkruar m? parë në gjak. Bekuar qoftë gjaku që ushqen fjalën, jo vetëm të lirë, por të lirisë, fjalën e dashurisë dhe të drejtësisë, të dinjitetit të njeriut, sidomos tani të atyre që u persekutuan e vazhdojnë... Shpesh na e duan gjakun që derdhim, por jo ne vetë. Unë besoj se gjaku është më i fortë se ata... Po e mbyll siç e nisa: të jam pranë. Qofsh mirë me shëndet e të gjitha! Visar