Nga kryetar Kuvendi, Gramoz Ruçi kthehet në ‘seanca hapet, seanca mbyllet’

E Enjte, 31 May 2018 10:50

Që kur Gramoz Ruçi u propozua për kryetar Kuvendi, opozita e ka kundërshtuar me forcë, pasi dihet e shkuara e tij si dhe ngjarja e rëndë n në Shkodër, ku ai ishte Ministër i Brendshëm shumë vite më parë.

Por ai u vu në krye të Kuvendit, duke bërë kështu që seancat plenare të drejtoheshin sipas dëshirës së Edi Ramës.

Prej disa javës, Gramoz Ruçi nuk po bën asgjë më shumë sesa regjisorin e Kuvendit, ku ai hap seancën dhe mbyll seancën.

Sjella e Ruçit vjen për t’i mbyllur gojën opozitës për të denoncuar bëmat dhe skandalet e Edi Ramës, por duket se edhe kjo skemë po i dështon.

Deputetët e opozitës kanë gjetur një mënyrë tjetër, që nga seanca e Kuvendit, t’ju flasin shqiptarëve për krimin dhe qeverinë e korruptuar.

Sa herë që Gramoz Ruçi mbyll seancën, deputetët e PD futen LIVE në Facebook, dhe aty mbajnë fjalimet e tyre.

Ruci të mos mendojë se jemi në kohën Enver Hoxhës, ku kishte vetëm një RTSH, pasi tanimë rrjetet sociale e hapin lajmin më shpejtë se e mendon ai. /55News.al/

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 10:56
Login to post comments