Frika nga fjala e opozitës/ Ruçit me ide ‘gjeniale’, shkëput internetin

E Enjte, 31 May 2018 11:45

Është bërë e zakonshme tashmë që deputetët e opozitës të bllokojnë Kuvendin me fjalimet e tyre ‘’Live” në rrjetet sociale.

Edhe sot, deri pak çaste më parë gjithçka ishte në rregull, derisa kreut të Kuvendit i ka lindur një ide ‘gjeniale’. Pasi i ironizoi me batutën, “ju erdhi ora e Facebookut, vazhdoni në Facebook”, kreu i Kuvendit ka menduar të lërë pa lidhje interneti opozitën, e cila vazhdon fjalimet e saj live përmes FB, për gjithë shqiptarët e interesuar të shohin se çfarë ndodh ndërkohë që seanca është e ndërprerë.

Në këtë foto, mund të shihet lehtësisht se në sallën e seancës plenare është ndërprerë lidhja që mundëson internet, ndërkohë që opozita e ka gjetur mënyrën për të vijuar me qëndresën e saj.

foto 1

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 11:54
Login to post comments