“Me kanabizimin dhe krimin Rama e çoi vendin drejt humnerës”

E Enjte, 31 May 2018 11:52

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, duke folur nga foltorja e Kuvendit tha se ka Rama e kishte strategji konkreten kanabizimin dhe lidhjen me krimin.

’Pse e kanabizoi Shqipëri, pse e mbushi me drogën? Nuk e dinte ai që kjo e pengonte integrimin?

Nuk është rastisi që Tahiri u bë ministër i Brendshëm para 5 viteve.  Nuk ishte garanci për rrugën e Shqipërisë drejt BE por Ishte garanci për rrugën e narkokrimit drejt pushtetit

Nuk ishte rastësi që Policia u inkriminua dhe që në Policinë e Shtetit u futën mbi 300 kriminelë dhe u bënë drejtues.  Asgjë nuk ishte rastësi”, tha ndër të tjera Noka. 55news.al

Login to post comments