×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Video/ Berisha: Midis drogës dhe Evropës Rama zgjodhi drogën

E Enjte, 31 May 2018 11:55

Ish kryeministri, Sali Berisha, ka filluar fjalën e tij në seancë plenare.

Duke folur live në Facebook Berisha thotë se midis Evropës dhe drogës Edi Rama ka zgjedhur drogën.

Ai renditi disa nga ‘faktet’ që sipas tij tregojnë se Rama ka mbështetur drogën. Berisha, teksa flet i lidhur përmes ‘Facebook’, theksoi se Rama zgjodhi drogën dhe jo Evropën.

Fjala e Ish-kryeministrit Sali Berisha:

Rama zgjodhi drogën, jo Europën, zgjodhi murin e saj për të bllokuar Europën dhe qytetarët shqiptarë! sb

Fjala sot ne Parlament:

Kjo është një seancë e pashëmbullt në 27 vite të parlamentit pluralist shqiptar! Siç e patë bajlozët e krimit, minjtë e drogës ja mbathën, lëshuan parlamentin pasi për ata kjo sallë, siç e tha edhe zoti Vasili, është thjesht një zyrë e qeverisë, një zyrë e Old Mayer, një zyrë e Noriegës. Në një parlament të një vendi demokratik jo një grup paralmentar por dhe një deputet i vetëm, në sajë të një mekanizmi tashmë universalisht të pranuar që quhet filibuster, ka të drejtë t’a mbajë 24 orë fjalën. Atyre që mund t’u duket çudi u rikujtoj se dy muaj më parë Nancy Pelosi bëri këtë akt dhe kongresi amerikan, kryetari i seancës respektoi të drejtën e saj, kurse këta sot, në një kohë kur prozhektorët e Europës janë të drejtuar mbi Shqipërinë, në një tolerancë dhe mosrespekt të plotë ndaj opozitës ja mbathin, vijnë këtu dhe kryejnë porositë e Edi Ramës. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse Edi Rama dhe klika që e rrethon kanë bërë zgjedjen e tyre përfundimtare, midis Europës që është jetike për ju qytetarë, për fëmijët tuaj e për të gjithë ne dhe drogës që mbush kontot bankare me qindra milionë euro, ata kanë zgjedhur drogën. Ata kanë zgjedhur drogën sepse janë ata të cilët në vitin 2016 e universalizuan, bënë që droga të mbillet në çdo skaj të Shqipërisë, ata kanë zgjedur drogën sepse nga 24 kg kokainë të regjistruara në 8 vite para tyre, vetëm një vit pasi erdhën në pushtet, në fabrikën e Xibrakës, ku i vëllai i Noriegës kishte rolin kryesor erdhën 550 kg dhe në Xirbakë u instalua fabrika më e madhe e kokainës në Ballkan. Për të mos folur pastaj për ngarkesa të tjera, të cilat shpërndahen anembanë botës dhe kanë bërë që Shqipëria të quhet sot qendër operacionale e krimit rajonal.

Edvin Kristaq Rama midis Europës dhe drogës, ka zgjedhur drogën. Pasi kur policitë e 5 vendeve ndalonin në Laprakë Bardhok Planën, ai urdhëronte policinë për lirimin e tij të menjëhershëm. Ai zgjidhi drogën para Europës me të përsëritura nga qeveria kolumbiane për 613 kg në portin e Durrësit., bëri gjithçka që ta plaçkiste, ndërroi edhe drejtorin e portit dhe çdo veprim tjetër. Pasi dështoi totalisht u kujtua se aty kishte drogë dhe deklaroi se e kapën banditin, në një kohë kur agjencitë e ndryshme kishin dhënë njoftimin. Edi Rama midis Europës dhe drogës ka zgjedhur drogën sepse kur Rajoni shpalli Balilin si Eskobarin e Ballkanit, Rama dilte në konferenca shtypi për të sulmuar opozitën dhe ai e mbajti dhe e mban të fshehur, të mbrojtur, pasi ai ka regjistrimet e orgjive dhe përfitimet e tij përrallore nga trafiqet e Eskobarit të Ballkanit. Edi Rama është rilindasi për të cilën bën fjalë Sinerela në telefon me Met Kananin, i cili është një Balil tjetër. ‘Do fitojë rilindasi’, i thoshte e dashura Met Kananit. Natyrisht Met Kanani mik kishte Gramozin por nuk e lartësonte në rilindas, në rilindës lartësonte vetëm Ramën, atij ja jepte këtë titull. Edi Rama pra midis drogës dhe Europës ka zgjedhur drogën për vete, ka zgjedur murin e saj për të bllokuar Europën dhe ju.

Qytetare dhe qytetare,

Këto janë ditë jashtëzakonisft të rëndësishme për ne. Sapo doli raporti i Komisionit, raport të cilin nuk e besuan një shumicë e madhe vendesh të BE, raport i cili dallonte palcërisht nga të gjitha raportet e tjera për problemet që trajtonte. Ky ndërmorri një ofensivë, në të vërtetë ajo u shndërruar shumë shpejt në një ofensive of harm, e dëmtimit pra. Edi Rama vërtitet nga një vend në një tjetër si i përkequri i Europës, kudo që shkon do gjejnë rastin për ta fyer e poshtëruar dhe jo për problemet që ka me vendet e tyre por për problemet që ka me popullin e tij, me vendin e tij. Në rast se deputetët e Bundëstagut i bojkotuan në një akt të paprecedentë darkën, atë e bënë në radhë të parë për ju të dashur qytetarë shqiptarë, për tu thënë ju se ky nuk meriton asgjë, se Shqipëria ska të ardhme europiane. Vetëm tre ditë më parë një gazetare në Francë 24 do ta bënte për ujë të ftohtë. Ajo e pyeste Noriegën se si ndihej ai me faktin që rinia shqiptare po braktiste Shqipërinë. ‘Nuk kam keqardhje’, - u thoshte ky. Nuk ka përgjigje më çnjerëzore dhe më antikombëtare se kjo. A mund të imagjinohet një qeveritar i një vendi, që deklaron në një rrjet më i shikuari nga mediat franceze, në CNN francez, se nukka keqardhje për hemoragjinë e tnerrshme kombëtare që rinia po largohet nga vendi. Këtë e thotë vetëm një njëri që ska asnjë ideal kombëtar, as njerëzor, por ka si ideal të vetëm pushtetin e tij. Kur e pyeste për gazetarin e dhunuar thoshte se nuk flet për opozitën. Në çdo pyetje Edi Rama tregoi se është një lloj Noriege në Europë.

Miqtë e mi, koha po dëshmon profetike opozitën. Në një kohë kur ai çdo vit gënjente e mashtronte se këtë vit do hapen negociatat, opozita u tha se nuk hapen në 2018. Dhe ju garantoj se me këtë që vazhdon e bën Edi Rama as në vitin 2020 nuk hapen me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme që ka bërë kjo opozitë që ato të hapen. A mund të imagjinohet të hapen negociatat kur ky mbron Xhafën e Tahirin, Geronin dhe Habilajt dhe i vë përpara negociatave. A mund të imagjinoni të bëj lobing në vendin më skeptik për hapjen e negociatave që është Hollanda. Po Hollanda nuk është skeptik nga gazetat e Shqipërisë por nga raportet që i çon policia e saj mbi ajsbergun e krimit të organizuar shqiptar. Aty e ka Hollanda Arben Frrokun. Mendoni ju se nuk i ka treguar Frroku se si e përcolli Rama në kufi pasi ishte dënuar përjetë nga Gjykata. Cilin dërgoi për të bindur Hollandën? Geron Xhafën dërgoi. Por a ka më cinizëm dhe akt më të përshtirë se sa të çosh Xhafën, njëriun i cili ska fytyrë, bënte sikur i vëllai ska patur asnjë dënim, njëriu i cili ka mbajtur për një vit në këtë parlament ligjin për kumbarin e vëllait dhe të vetin, njëriun i cili ndryshoi ligjin e ekstradimeve për të amnistuar Geronin, njëriun i cili pafytyrësisht deklaron se praktikisht ligji është hiç për të dhe se ska çi bën antimafia atij. Atëherë ky njëri zgjidhet për të bindur Mbretërinë e Hollandës se ne i kemi plotësuar standartet dhe kriteret. A ka përqeshje më të madhe se kjo? A e keni vënë re se nuk flet më për reformën në drejtësi. Realizoi qëllimet, kapi drejtësinë dhe sot ai është kryegjykatës, kryeprokuror dhe kryekushtetues.

Unë nga kjo sallë dua të shpreh se kjo është grusht shteti brenda shtetit, që u krye me asgjesimin e GJ. Kushtetuese. Grusht shteti brenda shtetit quhet ai proces apo zhvillim kur njëra degë e pushtetit merr pushtetin e degës tjetër. Le ti referohemi Kushtetutës, e cila thotë se Gj. Kushtetuese ësjtë garant i Kushtetutës. Ku është ajo sot? Nuk ekziston. Kush mbeti garant kryesor i Kushtetutës? Dhunuesi kryesor i saj, Edvin Kristaq Rama. Kushtetuta thotë se Gj Kushtetuese është përgjegjëse për miratimin e ligjeve që miraton kjo shumicë. Ajo sot nuk ekziston, kjo shumicë mund të miratojë çdo ligj sepse pushtetin e ka marrë kryekushtetuesi Edi Rama. Ja pse kjo është një grusht shteti brenda shtetit. Gj. Kushtetuese duhet të shqyrtojë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që kanë problematika. Ku është aho sot? Ajo nuk ekziston. Marrëveshjet votohen vetëm nga kjo shumicë droge. Kushtetuta e vendit përcakton se GJ. Kushtetuese është institucioni i garancisë supreme të të drejtave të njeriut. Kush i garanton sot ato? Nga dhunimi masiv i administratës dhe degëve të tjera të pushtetit i garanton Edi Rama. Sot për këtë akt të shëmtuar këtu në Shqipëri asnjë nuk flet, mediat heshtin. Sot është vendosur kodi mafies mbi këtë grusht shteti që është kryer nga shumica aktuale e drogës. Por bota nuk hesht kurrë për këtë akt.

Ndaj dhe thashë se jo 2018, as 2019 por as 2020 nuk hapen negociatat. Nuk hap njëri negociata kur ke kryer grusht makabër shteti, ke marrë pushtetin e Gj Kushtetuese, ke shndërruar drejtësinë në një degë ekzekutivi. Ja ku janë anëtarët e komisionit. Cila ishte kontradikta jonë kryesore për vettingun? Cakejtë që mbuluan mediat dhe sulmuan opozitën mashtruan qytetarët. Opozita ishte për vettingun por jo për vettingun për ta shndërruar në degë ekzekutivi por për vettingun që i jepte shqiptarëve drejtësinë që meritonin. U bë betejë e egër që të mos nisej nga sipër vettingu sepse nisja nga sipër ishte nisja nga Gj Kushtetuese, ishte grushti shtetit brenda shtetit, ishte drejtësia në duart e Edi Ramës....

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 16:24

Video

Login to post comments