Vuçiçi zbulon lypsarin Rama në takimet me zyrtarët e BE-së

E Enjte, 31 May 2018 18:23

Në një intervistë që ka dhënë së fundmi për “Le Monde” , lidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian, Vuçiç nuk ka nguruar të flasë pa dorashka.

Presidenti serb është pyetur nëse ka ende kuptim të duash të hysh në BE para vitit 2020 pas këtij qëndrimi të Makronit  dhe është përgjigjur: “Unë kam një qasje të ndryshme nga Edi Rama, unë nuk dua të lyp për asgjë”.

Përgjigjja e plotë:

“Por qasja ime është e ndryshme nga ajo e Edi Rama [kryeministrit shqiptar]. Nuk dua të lypë për asgjë. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë të punës, duhet të ecim përpara për veten tonë. Dhe po marrim rezultate: për vitin e tretë me radhë, pa ndonjë presion nga jashtë, ne kemi një suficit buxhetor. Komisioni mirëpret përparimin tonë ekonomik. Ne e dimë se çfarë duhet të përmirësohet: sundimi i ligjit, liria e shprehjes … Ne kemi nevojë për më shumë investime të huaja”, shprehet Vuçiç për “Le Monde”.

Login to post comments