×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Çfarë është çrregullimi bipolar dhe cilët janë faktorët që e shkaktojnë atë?

Diel, 10 June 2018 19:56

Çrregullimi bipolar është një sëmundje mendore serioze, e cila konsiston në luhatje të shpeshta të humorit dhe shumica e emocioneve të zakonshme bëhen të paparashikueshme dhe të shtuara.

 Njerëzit bipolar shumë shpejt shkojnë nga ekstremi në ekstrem, pra nga të lumtur dhe energjikë në të trishtuar, të lodhur ose të acaruar.

Luhatjet e humorit mund të ndikojnë në aktitivtetin e përditshëm, gjumë, sjellje, arsyetim apo edhe në aftësinë e të menduarit.

Bipolariteti përshin maninë dhe hipomaninë, që kanë të bëjnë me rritjen e energjisë, shpërqendrimin dhe euforinë, si dhe depresioni që është e kundërta e manisë dhe hipomanisë.

Shkaqet e biopolaritetit nuk dihen, por disa faktorë që mund të ndikojnë janë: ndryshimet biologjike si dhe gjenetika.

bipolar

 Për ta parandaluar duhet t`i kushtohet rëndësi e madhe shenjave paralajmëruese si dhe duhet kërkuar menjëherë ndihma e psikologut.

Bipolariteti mund t`i çojë njerëzit që vuajnë prej tij drejt veprimeve të dëmshme për veten apo njerëzit përreth, si edhe drejt vetëvrasjes.

 

Login to post comments