×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Çfarë është paraliza e gjumit dhe pse ndodh?

Diel, 10 June 2018 20:36

Paraliza e gjumit është një fenomen që ndodh në momentin kur na ze gjumi ose kur sapo zgjohemi. Ajo është paaftësia për të lëvizur apo folur ndërkohë që jemi zgjuar, pra truri jonë është zgjuar kurse trupi jo.

 Sipas studimeve paraliza e gjumit prek një pjesë të madhe të njerëzve dhe ata që e kanë përjetuar e tregojnë si një ekperiencë shumë të keqe. Ajo mund të zgjasë nga disa sekonda deri në disa minuta.

Të gjithë mund ta përjetojnë paralizën e gjumit dhe s`ka asgjë të keqe, por nëse ajo bëhet e shpeshtë duhet të kërkohet ndihma e psikologut. Stresi është faktori kryesor që e shkakton atë dhe mund të çojë deri në paralizë të përditshme.

Nëse për shumicën e njerëzve kjo është një ekperiencë e frikshme dhe e padëshiruar, disa të tjerë e nxisin paralizën e gjumit në mënyrë që ta kthejnë në një ëndërr të kthjellët, ku kanë kontroll. 

Por, nëse vuani nga paraliza e gjumit mund të bëni disa gjëra, të cilat iu ndihmojnë ta shmangni:


1.Të shmangni stimulantët e gjumit
2.Nuk duhet të shikoni televizor gjatë përpara se të flini
3.Mos përdorni celularin para gjumit
4.Të shmangni gjumin gjatë ditës
5.Mos flini të kthyer në shpinë

 

Login to post comments