Një metodë shkencore për fertilitetin e femrave të prekura nga tumori

Hënë, 02 July 2018 10:52

Shkencëtarët kanë hedhur disa hapa shpresëdhënëse drejt krijimit të një ovareje artificiale, që mund të përmirësojë në mënyrë drastike trajtimet e pjellorisë për femrat, duke ndihmuar në mënyrë të veçantë gratë që kanë vuajtur nga kanceri e i janë nënshtruar kimioterapisë.

 Teknika synon të ndihmojë ato që rrezikojnë infertilitetin. Studiuesit danezë kanë ndërhyrë duke hequr pjesë të një vezoreje normale, e duke i alternuar ato në mënyrë që të transplantohen më vonë kur femra dëshiron që të ketë fëmijë.

Aktualisht, në rastet e grave që preken nga kanceri, merret material nga vezorja përpara trajtimit të dëmshëm me kimioterapi dhe ruhet për t’u përdorur më vonë.

Problemi është se, aty mund të ketë edhe qeliza kancerogjene, të cilat në këtë mënyrë do të rihynin në trupin e femrës. Metoda e re e shmang një rrezik të tillë.

Ekipi danez ka përdorur një proces kimik për t’i larguar materialit të marrë nga trupi i femrës, qelizat që mund të kenë marrë udhëzime të gabuara për rritjen e atyre kanceroze.

Këtë vezore “të zbrazur” e mbushin pastaj me vezë që nuk kanë arritur pjekurinë. Ato mund të riintegrohen shumë mirë me njëra-tjetrën, siç e kanë treguar eksperimentet e realizuara te minjtë. Zbulimi revolucionar është përshëndetur gjerësisht, por do të duhen vite të tëra verifikimesh përpara se ai të aplikohet te njerëzit. /tch/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...