Konsumimi i ujit kur duhet dhe benefitet për organizmin

Tuesday, 03 July 2018 08:43

Uji është një nga lëngjet më të rëndësishëm, të cilin duhet ta konsumojmë për të shuar ndjesinë e etjes. Etja lind në hipotalamus si pasojë e nxitjes së osmoreceptorëve nga rritja e përqendrimit të kripërave në gjak. Vetëm përmes pirjes së ujit ne mund të ndalojmë ndjesinë e etjes dhe të marrim sasinë e nevojshme të ujit për të pasur një balancë normale të ujit në organizëm.

Një grup shkencëtarësh kanë nxjerrë një plan të konsumit të ujit përgjatë ditës, në mënyrë që edhe efektet pozitive të tij të jenë sa më të larta. Plani me oraret është i tillë që të pihen:

2 gota uji pas zgjimit: Ndihmojnë aktivizimin e organeve të brendshme pas zgjimit, pasi gjatë natës mbizotëron ndikimi i sistemit nervor parasimpatik me një nivel bazal të funksionimit të organeve të brendshme. Pas zgjimit, organet duhet të “zgjohen” dhe të përballojnë një punë më të madhe dhe “zgjimin” e tyre mund ta ndihmojmë me pirjen e ujit.

1 gotë ujë përpara ushqimit: Ndihmon në tretjen. Uji përpara ushqimit ndikon në “parapërgatitjen” e stomakut dhe zorrëve për të përballuar sasinë e ushqimit që do të konsumohet.

1 gotë ujë përpara se të laheni: Ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Gjatë larjes, si pasojë e rënies në kontakt me ujin me temperaturë të ndryshme nga ajo e trupit, aktivizohet sistemi nervor simpatik që shton të rrahurat e zemrës dhe rrit presionin e gjakut. Ne mund ta reduktojmë këtë shtim të presionit arterial përmes konsumit të një gote uji përpara larjes.

1 gotë ujë përpara rënies në gjumë: Është zbuluar se konsumi i një gote uji përpara se të flemë gjumë, ndihmon në parandalimin e infarktit të miokardit dhe infarktit cerebral në gjumë, dukuri këto të shpeshta, sidomos në moshën e tretë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...