×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Diabeti tek nënat, faktor risku për lindjen e fëmijëve me autizëm

E Enjte, 12 July 2018 22:44
Nënat që vuajnë nga diabeti janë më të rrezikuara që të lindin fëmijë me autizëm, sipas një studimi të fundit në Kaliforninë e Jugut. Shkencëtarët kanë zbuluar se rreziku për zhvillimin e  autizmit është më i lartë tek fëmijët nënat e të cilëve kanë një nga tri llojet kryesore të diabetit që shkaktojnë komplikacione gjatë shtatzënisë: diabeti tip 1, diabeti tip 2 dhe diabeti gestacional (ose i shtatzënisë).

Gjatë këtij studimi i monitoruan mbi 400 mijë fëmijë të lindur mes viteve 1995-2012.  Studime të mëparshme kanë treguar se nënat që vuajnë nga diabeti tip 2 ose diabeti i shtatzënisë janë më të rrezikuara që të lindin fëmijë me çrregullimet e spektrit të autizmit, por shumë pak dihej mbi efektet e diabetit të tipit 1 në rrezikun për autizëm.

Login to post comments