Konsumimi i manaferrave mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sugjeron një studim i ri. Shkencëtarët kanë zbuluar se ky frut veror mbron enët e gjakut dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut.
Studimi është drejtuar nga shkencëtarët e Kolegjit Mbretëror të Londrës, megjithatë pjesë e tij janë bërë edhe studiues nga universitetet në Gjermani dhe Spanjë.
Gjatë testimit, 10 burra konsumuan lëngje të prodhuara me manaferra ose dy lloje të tjera. Të gjitha lëngjet ishin të ngjashme në ngjyrë, shije dhe në përmbajtje të polifenolëve – përbërës të cilat mund të luftojnë sëmundje.
Pjesëmarrësit iu nënshtruan analizave të gjakut dhe urinës para, dy orë pas konsumimit të lëngjeve dhe një ditë më vonë.
Vullnetarët që konsumuan lëng manaferre pas 2 orësh pësuan zgjerim të arterieve (FMD) ku i rrit qarkullimi i gjakut. FMD është një tregues shëndetësor i veshjes së brendshme endoteliale të enëve të gjakut, ku kjo fundit mund të përcaktojë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës tek një person.
Kjo vazhdoi për 24 orët e ardhshme pasi ata kishin konsumuar lëng manaferre.
Rezultatet e këtij studimi, thotë Tom Krugman, drejtues ekzekutiv i organizatës, mund të shtohen tek lista e përfitimeve nga konsumimi i manaferrave të kuq. Rezultatet janë publikuar tek revista shkencore “The Archives of Biochemistry and Biophysics”.