Salmonela, rreziku i shtuar gjatë stinës së verës

Tuesday, 17 July 2018 19:20

Gjatë verës, përveçse duhet të ruhemi nga rrezet ultravjollce dhe nga dehidrimi, nuk duhet të harrojmë se gjatë kësaj stine shtohet edhe numri i të infektuarve me salmonela.

Salmonela shfaqet me ngritje temperature, dhembje në bark, diarre, por ndonjëherë edhe me nauze. Mund të shfaqen simptoma edhe në formë të rëndë, ndërkaq te rastet mesatarisht të rënda simptomat zhduken nga 2 deri në 5 ditë.

Mishi i viçit, i derrit, i pulës dhe vezët mund të jenë të infektuara me salmonelë. Por gjithashtu edhe perimet e freskëta (sallata, qepët, karota, spinaqi, domatet, patatet, speci etj) mund të jenë të kontaminuara me salmonelë.

Përveç se me anë të ushqimit, me salmonela mund të infektoheni edhe nga kafshët e përkëdhelura (qentë dhe macet), të cilat shpesh janë bartës të këtij infeksioni. Për këtë arsye është shumë me rëndësi që t’i lani duart para çdo ushqimi.

Njerëzit e shëndoshë në rast të infeksionit jo të rëndë mund të mjekohen dhe vetë në shtëpi, duke konsumuar shumë lëngje dhe duke marrë ushqim dietetik. Ndërsa nëse bëhet fjalë për të moshuar dhe fëmijë, atëherë duhet të kërkohet ndihma e mjekut.

Ushqimin e infektuar me salmonela nuk mund ta dalloni, mirëpo mund ta shmangni përdorimin e tij. Bartës kryesorë të salmonelës janë vezët e paziera mirë.

Gjatë trajtimit kundër salmonelës duhen shmangur ushqime me yndyrë dhe sheqer të lartë. Gjithashtu duhen shmangur ushqime djegëse, pijet alkoolike dhe kafeja gjatë dy ditëve të shfaqjes së simptomave.

Kujdes duhet t’i kushtohet edhe tortave me krem dhe akulloreve, ndërsa salmonela e rrezikshme mund ‘të sulmojë’ nga mishi i pa zier mirë. /Shendeti/

Modifikuar më Tuesday, 17 July 2018 19:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...