Shkencëtarët bëjnë një zbulim të madh rreth kancerit të lëkurës

E mërkurë, 18 July 2018 08:56

Hulumtuesit austrialianë kanë thënë të mërkurën se kanë zbuluar një test të gjakut për fazat fillestare të kancerit të lëkurës, duke e cilësuar të njëjtin si pikë kthese që mund të shpëtojë jetën e shumë personave.

Shkencëtarët nga Universiteti Edith Cowan, kanë thënë se testi i ri mund t’iu ndihmojë doktorëve të zbulojnë kancerin e lëkurës para se të shpërndahet në trupin e njeriut.

“Pacientët që zbulojnë fazat e para të sëmundjes kanë një normë të mbijetesës pesëvjeçare në mes të 90 dhe 99 përqind”, ka thënë udhëheqësja e studimit, Pauline Zaenker.

Ajo ka shtuar se normat e mbijetesës ulen në më pak se 50 përqind nëse kanceri shpërndahet në trup.

“Kjo është ajo çfarë e bën këtë test të gjakut kaq të mrekullueshëm sepse mund të vërejë turmoret në fazat e para kur ende janë të trajtueshme”, ka thënë ajo.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 105 pacientë me kancer të lëkurës dhe 104 persona të shëndetshëm.

Testet kanë rezultuar me zbulim të tumoreve në fazat e para në 79 përqind të rasteve, kanë thënë shkencëtarët.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një në tre rastet e prekura me kancer diagnostikohet me kancer në lëkurë, derisa Australia ka numrin më të madh të personave të prekur me këtë tip të kësaj sëmundje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...