×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ekspertët bëjnë thirrje: Kujdes nga lentet e kontaktit, ju verbojnë!

Premte, 21 September 2018 18:37

Përdoruesit e lenteve të kontaktit janë rekomanduar sot të kontrollojnë sytë pas përhapjes së një infeksioni të rrallë që mund të shkaktojë verbim.

Studiesit kanë zbuluar një trefishim të rasteve me keratit acanthamoeba që prej vitit 2011. Ky infeksion shkakton inflamim dhe dhimbje në kornenë e syrit, ku më të rrezikuarit janë përdoruesit e lenteve.

Nëse lihet pa trajtuar, ky infeksion mund të përhapet në të gjithë syrin, duke shkaktuar humbje të shikimit brenda pak javësh.

Pacientët që janë prekur nga ky infeksion kanë humbur 25% të shikimit ose janë verbuar për shkak të kësaj sëmundje. Autori kryesor i këtij studimi, John Dart tha se: “Kjo rritje e këtyre rasteve thekson nevojën që përdoruesit e lenteve duhet të jenë të vetëdijshëm për këto rreziqe”. Acanthamoeba është një mikroorganizëm që formon kist përreth syrit. Studiuesit rekomandojnë që personat të cilët kanë lente me disa përdorime, duhet të tregohen të kujdesshëm për t’i larë dhe për t’i tharë plotësisht përpara se t’i vendosin në sy. Pasi në të kundërt kanë më shumë rrezik që të preken nga ky infeksion.

Login to post comments

Lajmet e fundit

KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Politikë

KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi të premten se ia ka hequr Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, pasi Gjykata e Apelit e mbajti në...

"Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin"/ Nis protesta para Bashkisë së Tiranës

Politikë

"Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin"/ Nis protesta para Bashkisë së Tiranës

  Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kreut të bashkisë, Erion Veliaj.  "Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin", është kjo thirrja e protestuesve para bashkisë.  Ata shprehen të vendosur...

Arrestimi i Beqajt, SPAK lëshon 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’

Politikë

Arrestimi i Beqajt, SPAK lëshon 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. SPAK ka lëshuar 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’ dhe 2 ‘arrest shtëpie’. Po ashtu...