Na ndodh të gjithëve që para se të gatuajmë t’i lajmë produktet që do të hamë. Mirëpo jo në të gjitha rastet funksionon kështy. Kjo pasi ndonjëherë larja e perimeve apo ushqimeve ka rrezik të jetë edhe e dëmshme për shëndetin.
Arsyet i gjeni më poshtë: Nqs keni menduar që deri më sot tëlani këto ushqime i hiqni të gjitha bakteret, është koha të mendoheni dhe njëherë pasi të keni lexuar këtë artikull:
Pula dhe peshku: Zakonisht e lani pulën në lavaman para se ta gatuani atë? Nëse po, mund të jetë koha për ta lënë këtë zakon. Jo vetëm që nuk eliminon ndonjë baktere nga ushqimi juaj, por mund të rrisë rrezikun e ndotjes. Duke larë pulën e papërpunuar në lavaman, me shumë mundësi mund të përhapni bakteret në të gjithë kuzhinë tuaj. E vetmja mënyrë efektive për të hequr qafe bakteret është të gatuhet.
Mishi I kuq: po aq e rrezikshme sa larja e pulaës dhe peshkut, në aspektin e përhapjes së baktereve. Por përveç kësaj ju jeni duke i shtuar lagështi mishit kur e lani atë. Lagështia e shtuar gjatë larjes do të krijojë avull që gjithashtu do të ndikojë në shije.
Kërpudhat: Si mishi, ashtu dhe kërpudhave I ndryshohet shija në momentin që I lani. Kjo nuk i bën ato të rrezikshme. Kërpudhat janë jashtëzakonisht shumë absorbues, kështu që mbajini ato larg nga kontakti I gjatë me ujin.