×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Studim/ Vitamina D ul rrezikun e diabetit, ushqimet që duhet të konsumoni

Hënë, 23 Prill 2018 13:01

 

Nivelet e larta të vitaminës D mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e diabetit, sugjeron një studim i ri. Autori kryesor i studimit, dr. Sue Park, nga Universiteti Kombëtar i Seulit, thotë: Kemi zbuluar se njerëzit me nivele të vitaminës D në gjak nën 30 ng/ml janë 1/3 më të rrezikuara nga diabeti dhe ata me nivele nën 50 ng/ml janë 1/5 më të rrezikuar që të zhvillojnë diabet.

Shkencëtarët thonë se këto rezultate sugjerojnë se të rriturit duhet të kenë të paktën 30ng vitaminë D për milimetër gjak, që është 10ng/ml më i lartë se niveli i rekomanduar nga Instituti Mjekësor.

Rreth 77% e të rriturve në Amerikë kanë mungesë të vitaminës D, shifër kjo që është dyfishuar pas vitit 1980./ Studime të mëparshme kanë treguar se vitamina D forcon sistemin imunitar të njerëzve. Diabeti i tipit 1 është një gjendje autoimunitare që shfaqet kur trupi sulmon qelizat që prodhojnë insulinën. Ndërsa diabeti i tipit 2 lidhet më shumë me faktorët e mënyrës së jetesës, përfshirë edhe peshën trupore.

Ku mund ta gjeni?

Burimi kryesor i vitaminës D është padyshim dielli. Në mungesë të tij gjatë dimrit,  vitaminën D mund ta merrni edhe me anë të ushqimeve. Ja cilat janë ushqimet më të pasura me këtë lëndë ushqyese, që ndihmojnë në forcimin e kockave, sistemit imunitar, luftimin e depresionit etj.

Ju duhet të merrni 600 IU për ditë ose 800 IU nëse jeni mbi 70 vjeç.

Qumështi – Një gotë përmban 100 IU

Peshku tuna – 100 gramë përmbajnë 170 IU

Peshku i yndyrshëm – 85 gramë salmon përmban 450 IU /Daily Mail/

Vezët – 1 e verdhë veze përmban 40 IU

Kërpudhat – 80 gramë kërpudha përmbajnë 400 IU

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...