Varicet, gjërat që duhet të dini

Hënë, 23 Prill 2018 13:15

Në stinën e pranverës dhe verës femrat dëshirojnë të kenë këmbë të bukura. Por për disa prej tyre kjo është e vështirë për shkak të kapilarëve të dukshëm dhe variceve.

Zbuloni disa fakte interesante mbi krijimin e variceve dhe si mund të kurohen.

1. Të qëndrosh këmbë mbi këmbë nuk të shkakton varicet

Deri më sot të gjithë kemi menduar se kryqëzimi i këmbëve është një nga shkaqet kryesore të variceve, por ekspertët thonë se kjo nuk ndikon. Grumbullimi i gjakut në fakt shkaktohet më shpesh nga qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë apo ulur. Shkaqe të tjera janë obeziteti, pirja e duhanit, mungesa e ushtrimeve dhe kontrolli hormonal i lindjes.

2. Nuk janë thjesht një problem estetik

Koncepti më i zakonshëm është se varicet të shëmtojnë këmbët, por nuk duhet shmangur as efekti i tyre në shëndet. “Variçet shkaktojnë lodhje të këmbës, ënjtje dhe bezdisje. Ato mund të jenë dhe një paralajmërim i rreziqeve afatgjata të shëndetit si: trombozë, mpiksje gjaku, qarkullim i dobët dhe ënjtje të këmbëve”, thonë ekspertët.

Pra, kur duhet të shkojmë tek doktori? Nëse këmbët tuaja ndjehen të rënda apo ju dhembin në fund të ditës.

3. Janë gjenetike

Por mos fajësoni asnjë prej prindërve tuaj. Ju mund të trashëgoni këto tendenca nga të dyja anët e familjes, dhe kjo mund të kalojë edhe një brez.

4. Varicet dhe kapilarët e dukshëm nuk janë e njëjta gjë

Kapilarët janë të vegjël, vena të vogla gjaku që mund të shihen nën lëkurë, zakonisht janë të padëmshme, dhe janë si pasojë e qarkullimit të ulët të gjakut dhe variceve që mund të formohen.

Ndërsa variçet janë zgjerimi i venave ku qarkullon gjaku, janë të trasha si fije dhe zgjaten në këmbë.

5. Edhe meshkujt kanë varice

Ekspertët vlerësojnë se 70-80% e pacientëve që trajtohen me varice janë femra, por kirurgu vaskular, Garth Rosenberg thotë se edhe meshkujt vuajnë nga kjo sëmundje edhe pse kanë më pak nevojë për trajtim

6. Edhe shtatzënia shkakton varice

Ekspertët thonë se gjatë shtatzënisë ndaj venës kryesore që furnizon pjesën e poshtme të trupit, dhe fetusi praktikisht mund të bllokojë qarkullimin e gjakut. Krahas kësaj, prodhimi i hormoneve shtesë gjatë shtatzënisë, shkakton një lëshim të muskujve të venave, me tendencë që ato të zgjerohen. Në këtë mënyrë rritet rreziku për varicet.

7. Ushtrimet janë mënyra më e mirë për parandalimin e shfaqjes së variceve dhe kapilarëve

Këshilla kryesore që japin ekspertët është: ecni sa më shumë në këmbë. Mos harroni të bëni ushtrime, sidomos noti dhe ngjitja e shkallëve. Këto ushtrime rrisin qarkullimin e gjakut. Një gjë e mirë e këtyre ushtrimeve është se shputa e këmbës është gjithmonë në lëvizje. Mos u justifikoni se nuk keni kohë. Mjekët rekomandojnë një ushtrim të thjeshtë. Gjatë gjithë ditës, ngrihuni në majë të gishtave të këmbës dhe pastaj ulini poshtë.

8. Trajtimi është më i mirë se kurrë, ky është një lajm i mirë

Sipas ekspertëve, trajtimi sot është shumë i avancuar. “Nuk ka plagë, nuk ka prerje, por një shërim minimal. /gazeta shëndeti/

Modifikuar më Hënë, 23 Prill 2018 13:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...