×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Operacionet plastike/ Shqipëria pjesë e tregut informal, ja pasojat

Diel, 20 May 2018 15:59

Shqipëria nuk ka një shkollë specializimi për ndërhyrjet plastike dhe kontrolli i mjekëve të huaj që ushtrojnë këtë profesion bëhet nga ministria e shëndetësisë.

Fakt është që kirurgjia plastike po shndërrohet në një zakonshmëri për shumicën e shqiptarëve. Ashtu si edhe në tregje botërore rinoplastika, mbushja e buzëve, apo botoksi janë ndër më të preferuarat. Por produktet e përdorura për këto ndërhyrje si përshembull silikoni kanë rezultate të pakthyeshme.

“Në formën e tij të lirë, silikoni që përdoret për të zmadhuar buzët e mollëzat, në Europë nuk lejohet që nga viti 1998”, shprehet dr. Panajot Papa, specialist në kirurgji plastike dhe estetike.

Shpesh herë tregu informal dhe mungesa e një kuadri ligjor sjell rezultatet e padëshiruara, duke i çuar klientët tek klinikat e specializuara për korrigjim rezultati.

“Ka shumë raste të ndërhyrjes estetike, ku pacientët janë të pakënaqur dhe vijnë për të kërkuar një informacion shtesë dhe më pas për t’u rioperuar”, shprehet Papa.

Lëvizja anti-plakje, kërkesa për t’u dukur të bukur si dhe biznesi i rinisë së përjetshme duket se po marrin hov të madh.

“Pjesa e depilimit, mesoterapsië dhe celulitit. Përsa i përket operacioneve, femrat kërkojnë më shumë zmadhimin e gjirit, rinoplastikën dhe lipostucionin. Mund të themi që fryrja e buzëve është kthyer në një dëshirë masive dhe shpesh herë pacientet janë femra. Para ca vitesh kanë injektuar jo acide aluronikë, dhe vijnë në klinikën time për të kërkuar t’i heqin”, shprehet doktor Panajot Papa/ tch 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...