Teksa shumë prej ish-banoreve të "Big Brother" janë distancuar nga jeta publike, Armela Hyseni vazhdon të jetë një nga vajzat më të komentuara që prej hyrjes së saj në "Big Brother 9".
Jo vetëm jeta private, por edhe fotot që Armela poston në Instagram tërheqin shumë vëmendjen dhe publiku ka gjithnjë interes për bukuroshen brune. Këtë herë Armelës i është gjetur sozia.
Modelja shqiptare ngjan shumë me modelen me banim në Los Angeles, Ariana Sayani.
Armela dhe Ariana ngjajnë shumë me njëra tjetrën dhe për më shumë, të dyja janë modele.