Këngëtarja Alma Bektashi është ndër figurat më karizmatike të skenës muzikore shqiptare. Profesioniste, e shkathët dhe pa dyshim e dashur.
Ka kohë që s'po bën këngë, por ama jo ka qenë mjaftë e pranishme në ekran përmes "The Voice of Albania", ku roli i saj si gjyqtare përherë ka lënë përshtypje.
Alma është e martuar prej vitesh dhe përherë ka pasur përkrahjen e të shoqit, gjë që edhe e ka ndihmuar të hedhë më lirshëm hapa të mëdhenj në karrierë.
Alma Bektashi nuk është nga ato figura që pëlqejnë të ekspozohen shumë në krahët e të shoqit, i cili megjithatë duket tamam zotëri.
Çifti janë prindër të dy fëmijëve, tashmë të rritur.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
						 
						 
																									 
																									





