×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Befason Fevziu: ‘Bashkëshortja nuk ka qenë dashuria ime e parë!’

Premte, 10 August 2018 08:59

Blendi Fevziu ishte turisti VIP që ndaloi në emisionin “Pushime on Top”. Duke shijuar plazhet e jugut shqiptar, në Dhërmi, ka zgjedhur që ditët e nxehta t’i kalojë me familjen.

Fezviu përtej kostumit zyrtar, nuk tregon nëse është një person romantik, por kur u pyet për dashurinë e parë tregoi se nuk ka qenë bashkëshortja.

“Nuk ka qenë bashkëshortja ime dashuria e parë. Kam dashuruar në vit të dytë në gjimnaz, ndoshta dhe më përpara, por atë e mbaj mend” tha ai.

Fevziu u ndal edhe tek një pasion pa të cilin duket se nuk bën dot, udhëtimet. “Kam udhëtuar në 102 vende të botes. Kam mbresa te pashlyeshme nga këto udhëtime. Janë eksperienca të jashtëzakonshme”.

Në interviste me Ori Nebijajn, gazetari i njohur tregoi për pasionin e eksplorimit nënujor.

“Prej vitesh bëj zhytje. E shijoj shumë këtë sport, më pëlqen të njoh bukuritë dhe botën nënujore” tha Fevziu.

dsjflkdsj 770x439 c

Modifikuar më Premte, 10 August 2018 09:01
Login to post comments